Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri
AKTUALITET

Tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen tre persona për armëmbajtje, drogë dhe vjedhje

P
Piranjat28 September 2026, 10:28 · 4 min lexim
Tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen tre persona

Tre persona janë vënë në pranga këtë të hënë, pas tre operacioneve të ndryshme të zhvilluara në Tropojë dhe Kukës, pasi akuzohen për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe vjedhje.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë E. M., 45 vjeç, të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Gjithashtu, në pranga ka rënë S. H., 38 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë, i arrestuari i fundit është shtetasi I. J., 31 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, i cili ndërmjet thyerjes ka vjedhur një makinë dhe një lokal.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, zbardhjen e vjedhjeve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në kuadër të operacionit “Befasia”, vunë në pranga shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Markaj, Tropojë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Po në Tropojë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 38 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në një zonë të pyllëzuar, në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

Shërbimet e Policisë, në momentin e ndërhyrjes, konstatuan shtetasin S. H., 38 vjeç, rreth 50 metra larg një parcele ku ishin kultivuar 42 bimë narkotike kanabis. Nga veprimet hetimore rezultoi se këto bimë dyshohet se ishin kultivuar nga ky shtetas.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe 9 fishekë, ndërsa në banesë iu gjet një armë gjahu, municion, si dhe një armë e ftohtë (thikë).

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të dy rasteve të vjedhjes me thyerje, të një automjeti dhe të një lokali. Në kuadër të operacionit “Hija”, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u kap shtetasi I. J., 31 vjeç, banues në Krumë, Has.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2026, ka vjedhur me thyerje një automjet në pronësi të shtetasit R. B., si dhe ka thyer dhe vjedhur në një lokal në pronësi të shtetasit G. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur, një aparat celular që e kishte vjedhur në lokal, dhe një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Has dhe Komisariatin e Policisë Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga ky shtetas në Has dhe Durrës.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.