
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosovë. I dyshuari për ngjarjen është larguar nga vendi i krimit dhe ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se policia ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri rreth orës 19:30.
Sipas Osmanit, viktima është një 29-vjeçar, i lindur në vitin 1997. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
“Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka njoftuar Osmani.
Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake të mediave lokale, dyshohet se autori i ngjarjes mund të jetë babai i viktimës. Kjo rrethanë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se personi i dyshuar është shtetas kosovar dhe i njohur për autoritetet, ndërsa pas ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga forcat e rendit.
“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi Osmani.
Ngjarja në Pogragjë vjen vetëm pak ditë pas një vrasjeje të dyfishtë në Livoq të Ulët të Gjilanit, më 10 tetor, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas informacioneve të raportuara, i plagosuri vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
11 Tetor09:45
Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e Vuçiçit dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiçit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequ...
KOSOVA
10 Tetor23:35
Joseph kritikon BE për reagimin ndaj Kosovës: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiçin
Profesori amerikan, Edward Joseph, ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republik&...
KOSOVA
10 Tetor21:20
Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish...
KOSOVA
10 Tetor16:24
VIDEO/ Shqiptari kapet duke transportuar ilegalisht gjarpërinj
Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të...
KOSOVA
10 Tetor12:38
Krimi në Gjilan/ Policia bastis shtëpinë e 38-vjeçarit që vrau bashkëshorten dhe kunatin: Iu gjetën armë dhe municione luftarake
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë dhe pronat e 38-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait t&e...
KOSOVA
10 Tetor11:23
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?
Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen ...
KOSOVA
9 Tetor22:33
Sekretarja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia, stabiliteti e demokracia në Ballkanin Perëndimor
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikë...
KOSOVA
9 Tetor20:57
Justinа Shiroka Pula Presidente e re e Kosovës, reagon ambasada amerikane në Prishtinë
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së...
KOSOVA
9 Tetor20:53
Akuzohet për disa vepra penale/ Gjykata e Prishtinës merr vendim për ish-administratorin e aeroportit të Vlorës
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, ish-drejtues i kompanisë Ma...
KOSOVA
9 Tetor20:27
Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, i mban disa orë në kufi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Serbi tri deputeteve të...