'Rama i dha 32 milionë euro TIMAK pa tender'/ Hoxhaj: Mjetet thjesht të lyera me bojë dhe salduara
32 milionë euro për Timak Defence brenda më pak se një viti, pa tendera dhe me paradhënie. Autori i emisionit investigativ PLUG, Juli...
32 milionë euro për Timak Defence brenda më pak se një viti, pa tendera dhe me paradhënie. Autori i emisionit investigativ PLUG, Juli...
Ndërsa kryeqyteti shqiptar mbushet me kulla dhe çmimet e banesave arrijnë nivele gjithnjë e më të vështira për t&rsq...
Caktohet data kur Gjykata Supreme në Angli do të shqyrtojë apelin e kërkuar nga Shqipëria dhe sekretaria e shtetit për punë...
Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së nj&...
Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfun...
Aksi Elbasan-Peqin është kthyer në një burim aksidentesh, të cilat jo pak herë rezultojnë fatale. Banorët e zonës...
Kristian Ymeri, alias Shkambi Janë zbuluar fotot e dy personave të arrestuar nga policia e Lezhës si vrasës me pagesë, të cil...
Teksa jemi ne sezonin e vjeshtës dhe ka mbetur pak kohe për të hyrë në sezonin e dimrit ku temperaturat ulen ndjeshëm në qa...
Një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër &e...
Tre vite pas arrestimit të Amant Josifit në Dubai, një dosje hetimore e ardhur nga Italia ka rikthyer në vëmendje aktivitetin e kompa...

Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiçit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është “edhe një dëshmi tjetër e qartë” se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte “planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë”.
Kështu ka deklaruar Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL), duke iu referuar sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të vendit, në shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra një polic. Radoiçiç e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi.
Radoiçiç, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, u pa më 9 tetor në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni në Beograd, N1.
Në pamjet e xhiruara dhe të publikuara nga televizioni N1 në Serbi, Radoiçiç shihet pranë djalit të Vuçiçit, Danilos, para sallës ku u mbajt tubimi zgjedhor në Kragujevc.
Në të njëjtin tubim ishte i pranishëm edhe djali i Vuçiçit, Danillo.
Sipas Qeverisë së Kosovës, pamjet ku Radoiçiç shihet pranë djalit të Vuçiçit “do të duhej të ishin alarm për BE-në dhe vendet e tjera perëndimore”.
“Milan Radoiçiç jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djalin e presidentit atje”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Partisë Përparimtare Serbe për koment lidhur me praninë e Radoiçiçit në tubimin në Kragujevc, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Cili është roli i Radoiçiçit në SNS?
Ekspertja e pavarur e çështjeve të sigurisë, Maja Bjellosh, vlerëson se prania e Radoiçiçit në tubimin zgjedhor të SNS-së, përkrah Danillo Vuçiçit, kishte për qëllim “frikësimin e kundërshtarëve politikë”.
“Para së gjithash, synimi ishte të frikësoheshin mbështetësit e Listës Studentore. Njëkohësisht, kjo dëshmon lidhjet politike dhe mbrojtjen që zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe familja Vuçiç i ofrojnë një personi të dyshuar për përfshirje në organizimin e grupit që kreu vrasjen e [politikanit serb] Oliver Ivanoviq dhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë”, thotë Bjellosh për Radion Evropa e Lirë.
Në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Lista Studentore “Studentët fitojnë” konsiderohet rivalja kryesore e Partisë Përparimtare Serbe.
Kjo listë ka dalë nga lëvizja studentore kundër qeverisë, e cila prej pothuajse dy vjetësh organizon protesta në mbarë Serbinë, duke i akuzuar autoritetet për “korrupsion dhe rrënim të institucioneve”.
Kjo nuk është hera e parë që persona të përfshirë në aktakuzat e institucioneve të Kosovës shfaqen në afërsi të Aleksandar Vuçiçit, në mbështetje të tij.
Një hulumtim i mëparshëm i Radios Evropa e Lirë kishte zbuluar se në mesin e një grupi personash që qëndronin pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë, së bashku me pjesëtarë të Brigadës Policore, ishte edhe Vladimir Vuçetiq.
Ai është një nga 45 personat që Prokuroria e Kosovës i akuzon për sulmin në Banjskë.
Radoiçiç dhe sulmi në Banjskë
Milan Radoiçiç e ka pranuar se ishte në krye të grupit të armatosur serb që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.
Gjatë sulmit u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbimin e mëvonshëm të zjarrit u vranë edhe tre sulmues. Pas sulmit, Radoiçiç dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ishte themeluar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe Aleksandar Vuçiçit.
Kosova e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit, ndërsa Beogradi zyrtar i ka mohuar këto akuza.
Nga 45 personat e akuzuar për sulmin në Banjskë, tre janë dënuar nga drejtësia e Kosovës. Të akuzuarit e tjerë, përfshirë Radoiçiçin, vazhdojnë të jenë në arrati. Besohet se të gjithë ndodhen të lirë në Serbi.
Cili është statusi i Radoiçiçit në Serbi?
Në Serbi ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë lidhur me sulmin në Banjskë, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, si dhe premtimeve të ish-presidentit Aleksandar Vuçiç se përgjegjësit do të ndiqeshin penalisht.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të mësuar se në çfarë faze ndodhet hetimi për rastin e Banjskës, nëse hetimet ndaj Radoiçiçit vazhdojnë dhe nëse mbetet në fuqi masa që e detyron atë të paraqitet në polici dy herë në muaj.
Përgjigjja ende nuk ka mbërritur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga sulmi në Banjskë ka refuzuar dialogun në nivel të lartë politik me Serbinë, derisa Radoiçiç të ndiqet penalisht dhe t’i dorëzohet drejtësisë së Kosovës.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Bashkimit Evropian për koment lidhur me praninë e Radoiçiçit në tubimin e organizuar nga SNS-ja, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Në përvjetorin e tretë të sulmit në Banjskë, BE-ja kishte bërë thirrje që përgjegjësit të përballeshin me pasojat ligjore, duke shprehur keqardhje që Serbia nuk kishte ndërmarrë ende hapat e nevojshëm për t’i arrestuar dhe ndjekur penalisht personat që ndodhen në territorin e saj.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian kishte konfirmuar se përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e kishte ngritur këtë çështje gjatë takimit me Aleksandar Vuçiçin, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Çfarë ka thënë Vuçiçi për Radoiçiçin?
Në fund të qershorit të këtij viti, Aleksandar Vuçiç, atëkohë president i Serbisë, kishte deklaruar se Milan Radoiçiç nuk është kriminel dhe se fletarrestimi ndaj tij nuk ishte lëshuar për shkak të veprimtarive kriminale, por për shkak të Kosovës.
Në atë periudhë, në publik kishin qarkulluar informacione se Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviçin, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, i ruante Xhandarmëria serbe.
Autoritetet serbe i kishin mohuar këto pretendime.
Vuçiçi e ka përshkruar më herët Radoiçiçin si “luftëtar për liri”, duke thënë se ai “nuk është engjëll”, por se është i gatshëm “të luftojë për popullin serb në Kosovë”.
Përveç sulmit në Banjskë, Radoiçiç është lidhur nga autoritetet e Kosovës edhe me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Ndaj tij janë lëshuar gjithsej pesë fletarrestime në Kosovë, ndër të tjera për vendosjen e barrikadave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, në vitin 2022, si dhe për frikësimin e dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, që lidhet me korrupsionin dhe ndërtimet e paligjshme.
Në prill të vitit 2025, Kosova lëshoi një tjetër fletarrestim ndaj Radoiçiçit, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në rajonin e Gjakovës.
Më 6 gusht 2026, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiçin, nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë gjatë viteve 1998–1999.
Profesori amerikan, Edward Joseph, ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republik&...
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish...
Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të...
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë dhe pronat e 38-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait t&e...
Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen ...
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikë...
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, ish-drejtues i kompanisë Ma...
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Serbi tri deputeteve të...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...