Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...

Aventura e dhjetëra të rinjve që arratiseshin nga Shqipëria drejt Jugosllavisë për të kaluar në Perëndim, në shumicën e rasteve rezultonte e pafat. Riatdhesimi i tyre, në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, pasonte me një kalvar të gjatë vuajtjesh e persekutimi. Një fat të tillë, si dhjetëra e dhjetëra të rinj që merrnin rrezikun në sy për një jetë më të mirë, ka pasur edhe Sherif A. Ismaili, i cili pas rikthimit të detyrueshëm vuajti në burgjet e diktaturës komuniste për 20 vite me radhë nën akuzën e tradhtisë ndaj atdheut. Ismaili u arratis nga Tamara e Shkodrës, ku kryente shërbimin ushtarak dhe pasi është dorëzuar vullnetarisht në postën e kufirit të ish-Jugosllavisë, është dërguar në Titograd.
Pas qëndrimit disamujor në këtë vend, është rikthyer në Han të Hotit nga ana e UDB-së jugosllave, duke iu dorëzuar oficerëve të Sigurimit të Shtetit shqiptar. I persekutuari politik i regjimit komunist, Sherif Ismaili, ka deklaruar se në të njëjtën pikë pala shqiptare u ka dorëzuar agjentëve serb një shtetas kosovar, i cili qe arratisur nga Kosova, për shkak se kishte shfaqur hapur pikëpamjet e tij kombëtare shqiptare anti-serbe.
Kushtet politike në atë periudhë përbënin garancinë bazë për kontingjentet që u besohej detyra e kufitarit. Unë me sa dukej i përmbushja dhe pikërisht për këtë besnikëri u përzgjodha për të shërbyer në kufi. Ka qenë viti 1967, kur nisa shërbimin ushtarak në Tamarë, pika kufitare kjo e zonës më të largët të Shkodrës. Atje shkohej me makina të larta dhe jo në çdo muaj të vitit. Rruga ishte shumë e keqe, vende-vende e rrezikshme, dhe që nga muaji tetor e deri në fund të marsit, bora e akulli e bënte të pakalueshme.
Thuajse jetonim të izoluar. Furnizimi në Tamarë e Budaç bëhej në periudhën e verës e të vjeshtës. Përgjithësisht këto zona kishin dy stinë, verën e vonë, me temperatura shumë të larta e thatësi të madhe dhe dimrin e gjatë me reshje, erë, ngricë e acar. Unë jam lindur në Rrushkull, në një zonë të ulët, dhe shërbimi ushtarak në skajin më të largët verior të Shqipërisë, në një klimë të jashtëzakonshme, qysh ditët e para më përballi me një situatë tejet të vështirë e të paimagjinueshme.
Si ju lindi mendimi për t’u arratisur, ndërkohë që ishit pjesë e efektivit që i ishte besuar ruajtja e kufirit?
Rrethanat e detyrës dhe kushtet shumë të vështira të shërbimit, më nxitën të marr vendime të cilat nuk i kisha çuar në mendje asnjëherë. Për muaj të tërë nuk pashë prindërit apo njeri timin me sy, pasi askush nuk mundi të vite të më takonte. Leje nuk më jepnin. Shërbimi ishte shumë i vështirë. Na duhej të patrullonim kufirin natën e ditën, në kohë me acar e dëborë të madhe dhe në ditët me shi apo diell të fortë. Ideja për t’u arratisur erdhi e m’u ngulit aq fort, saqë në njëfarë mënyrë u bë vendim në vetvete. Zonën e njihja me sy mbyllur. Posta jonë nga ajo serbe gjendeshin jo shumë larg njëra-tjetrës.
Kufiri patrullohej vetëm nga ushtarët shqiptarë, pasi serbët e malazezët dukeshin rrallë në verë, kurse në dimër zbrisnin poshtë. Me datë 1 gusht 1967, gjeta rastin dhe pasi mbarova shërbimin, u shmanga me kujdes për të mos rënë në sy të ushtarëve. Kapërceva klonin pa ndonjë vështirësi në pikën ku e kisha planifikuar dhe eca drejt postës ushtarake serbe. Atje u dorëzova. Ushtarët më panë që isha me uniformën e kufirit të shtetit shqiptar dhe e kuptuan se kisha dezertuar. Nuk ishte rasti i parë që ata ndesheshin me shqiptarë që kalonin kufirin, por ky qe rasti i parë që një ushtar i repartit të Tamarës braktiste vendin e kërkonte strehim në vendin e huaj.
Më dërguan në Titograd. Atje për 6 ditë më morën në pyetje dhe më pas më lanë të lirë, duke më detyruar të paraqitesha në organet e policisë sipas një kalendari. Më pajisën edhe me një dokument me të cilin unë ushqehesha në kampin e azilantve politikë. Kështu shkuan nëntë muaj. Veç ushqimit e veshmbathjes, më jepnin 15 mijë dinarë për shpenzime xhepi, për t’i përdorur sipas dëshirës sime.
Pra, nëntë muaj ishit një azilant politik, po më tej si rrodhën ngjarjet?
Ideja e arratisë nuk ishte për të qëndruar në Jugosllavi, sado mirë të na mbanin aty. Që pa u nisur synoja të arrija Amerikën. Këtë ua kërkova autoriteteve zyrtare të Titogradit, që ditën e parë. E vërteta është se ato më premtuan që pas një farë kohe do të më dërgonin në SHBA-ës. Ndodhi që pas nëntë muaj e gjysmë gjërat ndryshuan. UDB-ja dhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishin rënë në ujdi, për të më riatdhesuar. Më 15 maj 1968, më hipën në një makinë të mbuluar. Ishin edhe dy persona të armatosur. Nuk më vajti mendja se do të më kthenin. Mendova se po më transferonin në ndonjë kamp, pasi kështu bënin.
Para se të më dorëzonin në Han të Hotit më thanë se përtej kufirit më prisnin njerëzit e Sigurimit të Shtetit shqiptar. Më këmbyen me një kosovar të arratisur për motive politike nga Kosova, për t’i shpëtuar regjimit serb. Mes UDB-së dhe Sigurimit të Shtetit shqiptar kishte marrëveshje të tilla. Dhjetëra kosovarë të arratisur u janë dhënë serbëve, për të përfunduar në qelitë e torturave e burgjet e tmerrshme. Një fat i tillë na priste edhe ne të arratisurit për në ish-Jugosllavi.
Çfarë ndodhi me ju pas riatdhesimit të dhunshëm te autoritetet shqiptare?
Rikthimi parakuptonte çdo gjë për fatin tim. Hetuesi e gjyqe deri në dënimin me akuzën e tradhtisë ndaj atdheut. Krahas të tjerave, ishte neni 55. Hetuesia ishte e tmerrshme. Në Shkodër më kanë torturuar deri sa kam humbur vetëdijen. Vështirë të përshkruhen. Vetëm muret, prangat dhe xhelatët janë dëshmitarët e asaj dhune që hetuesit bënin mbi mua. Për 3 muaj kam hequr të zitë e ullirit. Gjatë gjithë kësaj kohe trupi më ka qëndruar i nxirë. Para gjykatës së lartë ushtarake kam dalë më 1 gusht 1968. Me vendim numër 92 jam dënuar me 20 vite burg, për tradhti të lartë ndaj Atdheut dhe më kanë konfiskuar gjithçka nga pasuria e shtëpisë në Rrushkull.
Ku e kryet dënimin dhe çfarë kujtoni nga dit-netët e ferrit të burgjeve komuniste?
Dënimin e kam bërë në Spaç, Burrel e së fundi në Sarandë. Në minierën e Spaçit nxirrnim bakër e pirit. Aty u njoha me shumë të burgosur që donin të arratiseshin në ish-Jugosllavi e më pas në Amerikë. Unë mora përsipër t’u tregoja rrugën deri në kufi e që atje në postën e kufirit serb. Ishte një galeri e bërë, por e shembur. Nga poshtë dukej një pjesë e qiellit. Vendosëm ta pastronim dhe të gjenim kohën më të përshtatshme. Bashkëvuajtësi Mustaf Bajraktari, duke pasur frikë se plani i arratisë nuk do të funksiononte, ikën vet pa na njoftuar. Del nga ajo galeri, por kuptohet nga rojet e kampit dhe ndiqet deri sa kapet. Dikush nga brenda burgu më akuzoi se unë kisha tradhtuar. U përpoqa t’ua shpjegoj për t’i bindur, se nuk ishte ashtu si mendonin ata.
Njëri prej tyre nxjerr sqeparin dhe tenton të më godasë. Unë ia kapa sqeparin dhe e qëllova atë, duke e dëmtuar në kokë. I burgosuri vdiq, e unë u dënova për herë të dytë. Bashkimi i neneve të të dy dënimeve më dha dënimin me 25 vite burg. Në burgjet e diktaturës jam njohur me të dënuarit politikë si: Ali Çeno, Pjetër Arbnori, Vangjel Lezho, Faik Hoxha, Fejzi Alizoti, Avdulla Sallaku, Patër Gega, Simon Jubani, Asllan Patrioti e të tjerë. Vitet e burgut i kam kaluar në Burrel, Ballsh, Qaf Bari, Bulqizë, Sarandë. Në vitin 1982, nuk fitova nga amnistia për shkak të nenit të tradhtisë ndaj Atdheut edhe pse një pjesë e të burgosurve përfituan, duke iu ulur disa vite. Në kohën që sistemi komunist po jepte shpirt, më liruan në kohën që kisha hequr plot 21 vite në kapet e tmerrshme të regjimit.
Më në fund u rikthyet në Jub-Sukth, morët ndërkaq edhe statusin e të presekutuarit politik. Çfarë keni përfituar gjatë kësaj periudhe prej tij?
Përmbledhtas do të thosha dy fjalë: Nga shiu në breshër. Përveç lirisë së shprehjes e asaj për të udhëtuar kudo, asgjë tjetër. Po, po, asgjë! Madje, gjendja ime sociale sa shkon e bëhet më e rëndë e kërcënuese. E shikoni ku jetoj me gruan e tre fëmijë? Në këtë kasolle, si geto. Në një lloj burgu tjetër do të thoja pa nguruar. Çfarë kam fituar? Asgjë. Shtëpia ku jetoj është ndërtuar 60 vite më parë. Ajo po shembet.
Hidhi një sy brenda e jashtë dhe bindu për këtë që të them. Nuk kam as mundësinë më të vogël ta riparoj. Tavani është gati për të rënë, suvaja ka pësuar plasaritje gjithandej. Tjegullat nuk janë ndërruar që 50 vite. Shiu e të ftohtët futen brenda. Kulmi është kalbur i gjithë. Me ligj më takojnë 145 milionë lekë për vitet e burgut politik. Deri tani kam marrë vetëm 25 milionë lekë letër me vlerë dhe asnjë lekë tjetër.
Po përkujdesje shëndetësore a keni përfituar?
As që bëhet fjalë për të. Jam invalid që nga viti 1997. Mjekët në Tiranë më operuan në mënyrë të gabuar në laring. Mungesa profesionalizimit në diagnostikim, operim e trajtim me kimioterapi më dëmtuan rëndë dhe asnjë mjek nuk mban përgjegjësi. Mjekët më kanë dëmtuar palcën dhe unë tani jo vetëm që flas me shumë vështirësi, por edhe për të dalë në derë apo për të shkuar në tualet, më duhet të kërkoj ndihmën e gruas e të vajzës, pasi një person nuk më mban dot.
Këtu në Jub-Sukth njerëzit janë të varfër dhe nuk kanë mundësi të më ndihmojnë. E kam të pamundur të kërkoj të drejtën time. Prandaj nuk më kanë dhënë asnjë këst, siç kanë marrë bashkëvuajtësit e mi. Edhe letrën me vlerë na e vodhën. Kemi bërë letër e telegrame gjithandej, por nuk kemi fituar asnjë gjë.
Në vitet e burgut, apo më pas jeni bërë invalid?
Në vitin 1990 dola nga burgu, me ndryshimet e reja politike që po vinin në Shqipëri. Punova në Rrushkull në punë shumë të rënda. Burgu më kishte bërë gjysmënjeri. Njerëzit në fshat më shikonin me sy të shtrembër. Nuk më takonte e as nuk më përshëndeste njeri, edhe pse në Tiranë kishte nisur të ndihej era e shembjes së sistemit komunist. Disa vite më pas, më 1997, unë u sëmura dhe u shtrova në spital me probleme në laring. Mjekët më kanë operuar dhe për disa kohë më bënë kimioterapi. Rrezet më dëmtuan rëndë palcën. Veç problemeve me laringun, më polli edhe belaja tjetër.
U paralizova. Nuk lëvizja dot më. Mjekët, për të më nxjerrë nga spitali, më thanë se shërimi do të vijë ngadalë dhe se do të arrij të eci. Por nuk ndodhi kështu. Kam 11 vite i paralizuar. Gruaja e njëra nga vajzat më dërgojnë në banjo. Kështu, gjysmënjeri, më dërguar edhe në portën e kompanisë “Petrol Impex”, ku më zunë me shqelma. As dje e as sot nuk kam mundësinë më të vogël për t’i hedhur në gjyq mjekët që më prenë në mes jetën. Edhe para nuk kam. Shteti më detyrohet 145 milionë lekë, si i dënuar politik. Nuk kam marrë asnjë qindarkë. Jetoj si mos më keq në këtë kasolle që po rrëzohet. / Memorie.al, Nga Leonidha Musaj
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin e Marrëveshjes të Paqes Fiskale. Bizneset kanë kohë deri m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë përplasur...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Një e re ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke kundërshtuar thirrjet pë...
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka mbështetur kauzën për mbrojtjen e Zvërnecit dhe anulimin e projektit, i cili ...