Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
AKTUALITET

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja

P
Piranjat 6 October 2026, 20:08 · 3 min lexim
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, reagon për herë

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adi Hila.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, aktorja thotë se i ka thyer besimin, duke kërkuar nga opinioni publik që të mos e ktheje “dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë”.

Përmes një reagimi të gjatë, Lubonja ka bërë të ditur se nuk ka dhënë asnjëherë leje për t’u filmuar dhe se përballë asaj që ka ndodhur ka zgjedhur t’i drejtohet drejtësisë. Ajo thekson se cenimi i privatësisë dhe dinjitetit të saj nuk mund të justifikohet nga marrëdhënia apo besimi që kishte ndaj personit në fjalë.

Postimi i Monika Lubonjës:

Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt, të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.

Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.

Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!

Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.

Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemrën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.