Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
AKTUALITET

Policia italiane kap rreth 5 milionë euro drogë në det, arrestohet 31-vjeçari nga Shqipëria

P
Piranjat 6 October 2026, 19:31 · 2 min lexim
Policia italiane kap rreth 5 milionë euro drogë në det,

Guardia di Finanza ka përfunduar, në det të hapur pranë brigjeve të Brindisit, një tjetër operacion të rëndësishëm, i cili ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lëndësh narkotike.

Operacioni nisi pas sinjalizimit të dhënë nga një avion i Marinës Ushtarake italiane, i angazhuar në patrullimin e detit Adriatik. Një njësi detare e Repartit Operativ Aeronaval të Barit – Seksioni Operativ Detar i Brindisit, e angazhuar në detyrat e “Policisë së Detit”, lokalizoi dhe, pas një ndjekjeje të shkurtër, ndaloi një varkë disa milje larg bregut.

Lloji i mjetit lundrues dhe pozicioni i pazakontë në të cilin ndodhej ngritën menjëherë dyshimet e efektivëve të Guardia di Finanza. Pas hipjes në bord, ata zbuluan të fshehura në një hapësirë të maskuar disa pako të mbështjella me celofan, të përmasave të ndryshme, me një peshë totale prej 546 kilogramësh marihuanë dhe 17 kilogramësh hashash.

Sipas autoriteteve, në tregun e paligjshëm droga do të kishte një vlerë prej më shumë se 5 milionë eurosh.

Mjeti lundrues i përdorur për trafikun e paligjshëm, një skaf prej tekstil me fije qelqi rreth 6 metra i gjatë, i pajisur me një motor të fuqishëm, është sekuestruar.

Ndërkohë, drejtuesi i skafit, një 31-vjeçar me shtetësi shqiptare, u arrestua për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe u vu në dispozicion të autoriteteve kompetente gjyqësore.

Sipas autoriteteve italiane, bashkëpunimi i ngushtë mes njësive aerodetare të Guardia di Finanza-s, strukturave të Frontex-it, Marinës Ushtarake dhe reparteve territoriale të forcave financiare italiane, si dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm me autoritetet policore shqiptare, përmes Njësisë së Kufirit Detar të Guardia di Finanza-s me bazë në Durrës, po mundëson rezultate të rëndësishme. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.