Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

SPAK zbulon një vilë tjetër të Belinda Ballukut në Sardenjë të Italisë!

P
Piranjat 1 October 2026, 22:01 · 2 min lexim
SPAK zbulon një vilë tjetër të Belinda Ballukut në

Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe jashtë vendit duket se kanë vazhduar me intesitet.

Alfapress.al ka mësuar se prokurororët e çështje në bashkëpunim me homologët italianë, kanë zbuluar një pasuri tjetër të Ballukut në një nga vendet më eksluzive të bregdetit të Italisë. Bëhet fjalë për një vilë luksoze në Sardenjë, e cila dyshohet se i përket asaj, por është kamufluar në emrin e personave të tjerë.

Mësohet se "gjuetia" e pasurive dhe parave të Ballukut është shtrirë në disa vende në Europë, në të cilat po bashkëpunohet ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit.

Deri më tani, SPAK, ka kinfirmuar zyrtarisht gjetjen e dy vilave të fshehura të Belinda Ballukut në bregdetin e Vlorës. Vila e parë u zbulua në Dhërmi. Ajo dodhet në kompleksin “White Rocks”, e regjistruar formalisht në emër të ish-futbollistit Igli Tare.  

​Vila e dytë u gjet pas hetimeve në Palasë e përshkruar si “Vila familjare 2F nr.188/1”, e cila gjithashtu është sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Ndërkohë pak ditë më parë gazetarja, Anduena Llabani, raportoi dhe shfaqi pamjet e një vile tjetër luksoze në Dibër, e cila sipas saj dyshohet nga SPAK, se i përket Belinda Ballukut dhe se si në rastet e tjera është kamufluar si në emrin e personave të tjerë./Alfapress

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.