Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
AKTUALITET

Vijon krimi: 25.5 mijë euro/ditë për ‘Tigrat e Vlorës’, edhe pse nuk prodhojnë energji

P
Piranjat12 October 2026, 14:26 · 3 min lexim
Vijon krimi: 25.5 mijë euro/ditë për ‘Tigrat e

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë, pavarësisht se nuk marrin asgjë në këmbim.

KESH mbylli zyrtarisht tenderin për operimin dhe mirëmbajtjen e Tigrave të Vlorës për dy vitet e ardhshme. Kontrata gjigante me vlerë totale prej 1.67 miliardë lekësh pa TVSH ose 18.6 milionë euro i është besuar kompanisë “RENCO Spark sh.p.k.”, e cila është pjesë e grupit italian të inxhinierisë “Renco Spa”.

Por shifra prej 25.5 mijë eurosh në ditë nuk është e gjithë fatura që do të paguhet. Ajo parashikon vetëm mirëmbajtjen dhe operimin. Ndërkohë miliona euro të tjera do të paguhen për të blerë karburantin. Furnizimi me lëndë djegëse (Heavy Fuel Oil – HFO dhe Light Fuel Oil – LFO) sigurohet dhe paguhet tërësisht nga KESH sh.a.

Renco ishte pjesë e konsorciumit bashkë me amerikanen Excelerate, që solli dhe mirëmbajti këto asete për dy vitet e kaluara kundrejt faturës marramendëse prej 70 milionë dollarësh.

Shpërdorim masiv i parasë publike

Dy anijet konsiderohen si një nga rastet më flagrante të shpërdorimit masiv të parasë publike. Ato u sollën në Shqipëri në vitin 2022 me argumentin për të forcuar sigurinë energjetike.

Sipas marrëveshjes me Excelerate, Korporata Shqiptare pagoi 94 mijë dollarë në ditë për një periudhë dy vjeçare për qiranë e këtyre dy anijeve, ndërkohë që nuk dihet sasia e energjisë së prodhuar prej tyre.

Në total për periudhën dy vjeçare marrëveshja kishte një vlerë prej rreth 70 milionë dollarësh, dy të tretat e të cilës ishin pagesë qiraje, ndërsa pjesa tjetër kosto mirëmbajtje.

Si përfundim, KESH pagoi 70 milionë dollarë për të marrë dy asete jo rentabël, të cilat kanë një kosto jashtëzakonisht të lartë të prodhimit të energjisë. Kjo është dhe arsyeja që në periudhën e qirasë ato u përdorën shumë pak, pavarësisht se paratë u paguan plotësisht./kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.