Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit

Përfundon seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve, Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Piroli.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të tre.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Tre të arrestuarit u paraqitën këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Tarja, Ymeri dhe Piroli u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”.
Sipas dyshimeve të policisë, ata po përgatiteshin të kryenin një atentat.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kontrolle të rrepta në rrugët e Tiranës! Gjobiten 78 këmbësorë, ja shkeljet që kanë kryer

U kap me 38.3 kilogramë kokainë në makinë, dënohet me burg violinisti shqiptar. I vendoset gjobë 1.1 milion euro

Del fotoja e Enes Isakut, adoleshentit që humbi jetën në lokalin e gjyshit ku punonte si kamarier

U arrestuan në Lezhë/ Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli dyshohen si vrasës me pagesë

VIDEO/ Denoncim nga Gjegjani i Pukës: Shkatërrim total i Lumit Fan, digë pa kontratë e pa dëgjesë publike





