Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
AKTUALITET

Krimi në 1997/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën e avokatëve, Sokol Hoxha fiton lirinë

P
Piranjat12 October 2026, 14:11 · 2 min lexim
Krimi në 1997/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën e avokatëve,

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997 pas një debati për një kasetofon makine..

Hoxha ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg, pasi në atë kohë nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Pas ngjarjes, ai kishte arritur të largohej nga Shqipëria dhe të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u arrestua pas më shumë se 25 vitesh. Më pas, ai u ekstradua drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Hoxha u dërgua në ambientet e paraburgimit në burgun e Fierit.

Seanca gjyqësore ndaj tij nisi paraditen e sotme, në orën 11 : 15. Gjatë procesit, prokuroria e përfaqsuar nga Malbora Dinaj kërkoi që ai të mbahej në burg, duke argumentuar edhe se Hoxha ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e një shtetasi.

Nga ana tjetër, dy avokatët e tij Toto Avdija dhe Rozeta Plaku  kërkuan lirimin, me argumentin se kishin kaluar 25 vite nga momenti kur vendimi i dënimit kishte marrë formë të prerë dhe se autoritetet shqiptare nuk kishin arritur ta arrestonin për të vuajtur dënimin.

Sa i përket dënimit të dhënë nga drejtësia belge, mbrojtja pretendoi se nuk ekzistonte një kërkesë nga autoritetet belge për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar lidhur me vrasjen e shtetases Brunilda Dervishi në Belgjikë.

Pas dëgjimit të pretendimeve të prokurorisë dhe mbrojtjes, gjyqtarja Aurora Tusha vendosi të pranonte kërkesën e avokatëve, duke urdhëruar lirimin e Sokol Hoxhës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.