Zhduket Inez Hajrulla, dy telefonat e tij prej 4 orësh të fikur. Dyshohet për pengmarrje nga grupi rival

Dyshohet se ka humbur kontaktet me familjarët dhe personat e afërt Inez Hajrulla, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK, pas operacionit të zhvilluar në Vlorë në mars të këtij viti.
Sipas informacioneve të raportuara nga media, Hajrulla dyshohet se ka qenë në shoqërinë e një vajze në momentin kur është ndërprerë kontakti me të. Dy telefonat që ai përdor rezultojnë të fikur prej rreth katër orësh.
Burime mediatike ngrenë dyshime se mund të bëhet fjalë për një pengmarrje, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me persona me të cilët Hajrulla ka pasur konflikte të mëparshme. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit.
Nuk dihet ende nëse policia ka marrë një denoncim zyrtar për zhdukjen e tij apo nëse janë ndërmarrë kërkime për lokalizimin e tij. Inez Hajrulla është një emër i njohur për autoritetet në Vlorë. Ai është shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK kundër një grupi kriminal, ku ndaj tij u caktua masë arresti, por nuk u arrit të kapej.
Hajrulla është përfshirë edhe më herët në ngjarje të rënda kriminale, ndërsa emri i tij është lidhur me atentate të mbetura në tentativë dhe përplasje mes grupeve rivale në Vlorë.
Informacioni për zhdukjen e tij mbetet në fazë verifikimi. Pritet që Policia e Vlorës të sqarojë nëse ka regjistruar një denoncim dhe nëse janë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Shiste kokainë dhe kanabis, biznesmeni shqiptar burgoset në Britani. U zbulua nga pllakat e banjës në aplikacionin sekret

Vrau 5 persona në 3 shtete, gati ekstradimi në Shqipëri i “Tony Montana”

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave

Kuvendi voton sot për Reformën Territoriale/ Aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin! Arrestoni Ballukun!

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit





