Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
AKTUALITET

Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që ka kryer

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet dhe ka shpallur pretencën për të gjithë të pandehurit e dosjes Plumbi i Artë, e cila ‘u kopsit’ edhe në sajë të dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

P
Piranjat 5 November 2026, 14:03 · 10 min lexim
Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet dhe ka shpallur pretencën për të gjithë të pandehurit e dosjes Plumbi i Artë, e cila ‘u kopsit’ edhe në sajë të dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Pikërisht në sajë të këtij statusi, Dumani ka arritur që të marrë një lehtësim nga drejtësia, ku SPAK kërkon vetëm 10 vite burg ndaj tij, pavarësisht se në ngarkim ka një mal me akuza, përfshirë 7 vrasje.

Sipas SPAK, Dumani rezulton të jetë përfshirë në krime që në vitin 2013, kur ka vrarë Fatmira Dedajn në shtator të këtij viti në Durrës. Po ashtu, në dosjen e SPAK spikat edhe akuza ndaj Dumanit për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujarit në Elbasan.

Dumani u arrestua në 29 mars 2022, në lagjen “Apollonia” në Fier, në një apartament ku ishte fshehur. Arrestimi erdhi disa orë pasi ishte plagosur gjatë një atentati ndaj automjetit BMW me të cilin udhëtonte, në aksin Elbasan–Cërrik, pranë fshatit Papër, rreth orës 17:35 të po asaj dite.

Operacioni i Policisë së Shtetit u kodua “Arratia” dhe në të morën pjesë forcat RENEA dhe strukturat e Policisë së Fierit. Pas arrestimit, Dumani fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke zbardhur një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Më poshtë lista e krimeve për të cilat SPAK e akuzon Nuredin Dumanin

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen 28 Nëntori, Elbasan);

“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se njëherë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ndodhur më datë 02.03.2020 dhe Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, ndodhur më datë 27.04.2020, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan-Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, “Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore” në automjet, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 278/1/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan më datë 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal./SHEKULLI 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.