Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…
BOTA

Hakerat manipulojnë frigoriferët me produkte mishi, në ekran shfaqet fotoja e Salvinit: “Falënderoni xhaxha Matteo”

P
Piranjat27 November 2026, 21:23 · 2 min lexim
Hakerat manipulojnë frigoriferët me produkte mishi, në ekran

Një sulm kibernetik ndaj një kompanie bujqësore në Slloveni ka rrezikuar të shkatërrojë produkte mishi me vlerë rreth 250 mijë euro. Hakerat kishin ndërhyrë në sistemin e ftohjes, duke ndryshuar temperaturën e frigoriferëve dhe dhomave frigoriferike deri në 100 gradë Celsius.

Ngjarja ndodhi në qytetin Tolmin dhe u raportua nga portali slloven 24ur.com.

Alarmi u dha nga një punonjës i kompanisë, i cili vuri re se frigoriferi i dyqanit shënonte temperaturën 20 gradë Celsius, në vend të 2-3 gradëve që duhej të kishte. Ai kontaktoi menjëherë shërbimin teknik, duke shmangur në kohë dëmtimin e një sasie të madhe sallamesh dhe produktesh të tjera mishi.

Situata ishte edhe më e pazakontë për shkak se hakerat kishin ndryshuar në mënyrë dixhitale parametrat e sistemit, duke bërë që alarmi automatik të mos aktivizohej.

Fotoja e Salvinit dhe mesazhi në italisht

Kur tekniku tentoi të hynte në sistem për të rikthyer funksionimin normal të impiantit të ftohjes, u përball me një mesazh të pazakontë. Në ekran shfaqej fotografia e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini, e shoqëruar me shkrimin në italisht: "Dovete ringraziare zio Matteo" (Duhet të falënderoni xhaxha Matteo).

Deri më tani, nuk dihet se kush qëndron pas sulmit kibernetik. Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë përsipër ngjarjen, ndërsa drejtuesit e kompanisë thonë se nuk kanë dijeni se kush mund të jetë autori.

Mbetet gjithashtu mister arsyeja përse hakerat kanë zgjedhur pikërisht fotografinë e Matteo Salvinit, i cili është zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit në Itali. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.