Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rekorde të frikshme dhe net pa gjumë: Pse GTA po mbërthen botën para ekranit? Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës
BOTA

Emra të koduar dhe përgjime sekrete/ Media serbe: Deri në 200 persona u mbajtën nën mbikëqyrje, synohej shpërbërja e Lëvizjes Studentore

P
Piranjat27 November 2026, 23:33 · 3 min lexim
Emra të koduar dhe përgjime sekrete/ Media serbe: Deri në 200

Nga 150 deri në 200 persona në jug të Serbisë, kryesisht studentë dhe pedagogë, janë përgjuar dhe mbajtur nën mbikëqyrje që prej shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor 2024, sipas informacioneve të siguruara nga media serbe Južne Vesti. Kryeredaktori i kësaj medieje, Milan Zirojeviç, në një intervistë për N1, bëri të ditur se personat ishin objekt i masave të përgjimit dhe mbikëqyrjes për shkak të dyshimeve për “rrëzimin e rendit kushtetues dhe rrezikimin e sigurisë së Republikës”.

“Prioritet ishin studentët dhe pedagogët, veçanërisht ata që ishin aktivë. Prandaj ka edhe shumë studentë. Atyre u vendoseshin emra të koduar dhe ishin objekt i përpunimit operativ dhe mbikëqyrjes, sepse duhej depërtuar në lëvizjen studentore dhe duhej shpërbërë ajo”, deklaroi Zirojeviç.

 Ai shtoi se, sipas informacioneve që dispononte, Aleksandar Vuçiç ishte shumë i zemëruar me drejtorin e Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Vladimir Orliç, pasi nuk kishin arritur ta realizonin këtë qëllim. Sipas tij, përfaqësuesit e pushtetit ishin befasuar edhe nga emrat e personave të përfshirë në listën studentore. Zirojeviç bëri të ditur se kishte dërguar kërkesa për informacion me interes publik pranë të gjitha prokurorive dhe gjykatave kompetente në jug të Serbisë, por vetëm gjykata në Pirot i kishte vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara.

174 urdhra për mbikëqyrje, nën vëzhgim edhe drejtori i programeve të portalit Južne Vesti

Južne Vesti ka siguruar dokumentacion që tregon se nën masa mbikëqyrjeje kishte qenë edhe drejtori i programeve të kësaj medieje, Dragan Petkoviç.

“Pas publikimit të artikullit, morëm konfirmimin nga Gjykata e Lartë. Ata thonë se 14 persona kanë qenë nën masa mbikëqyrjeje në vitin 2024, duke filluar nga 1 nëntori. Në total janë lëshuar 174 urdhra, 88 gjatë vitit 2025 dhe 72 gjatë vitit 2026”, tha Zirojeviç, duke theksuar se të gjitha masat ishin caktuar me urdhër të gjykatës.

Megjithëse formalisht masat ishin zbatuar në rrugë ligjore, kryeredaktori i Južne Vesti vlerëson se bëhet fjalë për shpërdorim të burimeve shtetërore dhe cenim të privatësisë së qytetarëve, veçanërisht për shkak se nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me informacionet e grumbulluara.

Sipas tij, numri i saktë i personave të përgjuar ndoshta nuk do të përcaktohet kurrë.

“Për disa ekzistojnë dokumente, sepse në disa raste është vepruar në rrugë ligjore, disa dokumente janë shkatërruar, ndërsa ekzistojnë dyshime se disa veprime janë kryer tërësisht jashtë sistemit”, u shpreh Zirojeviç.

Ai pret që çështja të marrë zgjidhje pas formimit të qeverisë së re, kur drejtues të rinj të marrin drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kur të ndodhë, siç u shpreh ai, “shpërbërja e BIA-s”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.