Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rasti me malaria në Shqipëri/ I prekuri nga Afrika, po trajtohet në Spitalin Infektiv “Java e Djallit” e internetit! Sulmet kibernetike, inteligjenca artificiale dhe “armiku i padukshëm” Hidhet shorti në GJKKO/ Kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut Përshkallëzohet konflikti në Gjirin Persik/ Kuvajti sulmohet me dronë, SHBA godet objektiva në Iran! Alarm ... Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga burgu Enea Zyferin Irani mohon planin për sulm në Uashington: SHBA po kërkon pretekst për operacione të reja ushtarake Alarm për ndotjen në Elbasan e Krujë, lejet mjedisore ende me standarde të vitit 2005 Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti është shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjet... Si u shemb ura simbol e Putinit në Krime? Operacioni sekret ukrainas me 7 faza, qindra dronë dhe raketa, go... Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Mi... SHBA në kaos nga problemet me sistemet teknologjike, Rubio: Nuk është sulm i koordinuar kibernetik Beteja brenda së djathtës amerikane për ta shkëputur Trumpin nga gjigantët e teknologjisë
AKTUALITET

Alarm për përmbytje në veri të vendit, qarqet më të rrezikuara

Reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë veriun e vendit gjatë dy ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për

P
Piranjat18 November 2026, 10:03 · 1 min lexim
Alarm për përmbytje në veri të vendit, qarqet më

Reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë veriun e vendit gjatë dy ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje të lokalizuara dhe rrëshqitje dherash në disa zona.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, 18 nëntor, në qarkun e Shkodrës priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Situata pritet të vijojë edhe ditën e nesërme, 19 nëntor, kur reshjet intensive deri lokalisht shumë intensive do të përfshijnë qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në Dibër parashikohen reshje intensive.

Për shkak të motit të keq, ekziston rreziku i grumbullimit të ujit dhe përmbytjeve në disa zona urbane. Në zonat malore kërkohet kujdes i shtuar për shkak të mundësisë së vërshimit të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.