Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, AKU reagon pas shqetësimeve të ngritura

Me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga për praninë e aflatoksinës në qumësht.
Sipas AKU-së, gjatë periudhës 1 janar-31 tetor 2026, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra të ushqimit për kafshë për analizimin e aflatoksinës B1.
Nga këto mostra, 26 kanë rezultuar konform, ndërsa 2 mostra misri me origjinë nga Greqia kanë rezultuar jashtë normave të lejuara. Më pas, ky produkt është asgjësuar.
Gjithashtu, AKU lajmëron se ka hartuar një plan masash tremujor për forcimin e kontrolleve ndaj misrit të importuar. Në kuadër të këtij plani janë marrë 16 mostra të tjera, të cilat janë dërguar pranë laboratorit të referencës ISUV për t’u analizuar për praninë e mykotoksinës së rrezikshme. Deri në momentin e daljes së rezultateve, misri do të qëndrojë i bllokuar në magazinat e subjektit.
Problematikat për cilësinë e drithërave më parë gjithashtu u hetuan edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2020-2025, i cili konstatoi problematika të ndryshme që nisnin me kushtet e magazinimit e deri tek mungesa e infrastrukturës laboratorike për të analizuar tipare të ndryshme mbi cilësinë e grurit dhe misrit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonë

Skandali me mbetjet e rrezikshme, kompanisë “Kurum” i hiqet leja mjedisore

Sherr me thika në Fier, plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

DETAJET/ Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

EMRAT/ Sherr me thika pas aksidentit në Fushë-Krujë, dy vëllezër plagosin shoferin e mjetit

Ndalohet drejtori i Spitalit Rajonal Fier, merret në pyetje nga dy prokurorë

Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027





