Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
SHOWBIZ

Alban Hoxha feston 39-vjetorin, urimi i djalit të Çiljetës zbulon raportin e veçantë mes tyre

P
Piranjat24 November 2026, 18:15 · 2 min lexim
Alban Hoxha feston 39-vjetorin, urimi i djalit të Çiljetës

Ish-portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ka festuar 39-vjetorin e lindjes, ndërsa urimi më i veçantë ka ardhur nga partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çiljeta i ka dedikuar disa fjalë emocionuese, duke shprehur dashurinë dhe dëshirën për të kaluar gjithë jetën pranë njëri-tjetrit.

“Gëzuar 39-vjetorin, dashuri! Allahu të dhëntë shëndet, jetë të gjatë e lumturi dhe e bekoftë çdo ditë që do të plakemi pranë njëri-tjetrit”, shkruan këngëtarja.

Urimit i është bashkuar edhe Fernando, djali i Çiljetës, i cili ka publikuar një fotografi krah Alban Hoxhës, duke e shoqëruar me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, Buci!”. 

Ky urim ka tërhequr vëmendjen, pasi tregon marrëdhënien e afërt që ish-portieri ka krijuar me djalin e këngëtares. Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha prej vitesh jetojnë së bashku, duke ndarë jetën familjare me dy djemtë e tyre, të cilët i kanë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Këngëtarja ka treguar vazhdimisht për marrëdhënien e veçantë që ka me djalin e Albanit, ndërsa këtë herë ishte Fernando ai që zbuloi publikisht afërsinë dhe dashurinë që ka me partnerin e së ëmës.

Alban Hoxha feston 39-vjetorin, urimi i djalit të Çiljetës

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.