Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
SHOWBIZ

“E pashë djallin tri herë”, rrëfimet tronditëse të Papa Françeskut në ditarin e tij personal

P
Piranjat24 November 2026, 17:21 · 4 min lexim
“E pashë djallin tri herë”, rrëfimet tronditëse

Mendimet më intime të Papa Françeskut, të mbajtura për vite me radhë në një ditar personal, janë bërë tashmë publike përmes një libri që zbulon një anë pak të njohur të jetës së tij.

Papa Françesku kishte dokumentuar në një bllok të zi shënimesh disa nga përjetimet, mendimet dhe shqetësimet e tij më personale. Shkrimet, të cilat përfshijnë edhe reflektime shpirtërore dhe dokumente private, janë mbledhur në librin “The Personal Diary of Pope Francis”, të përgatitur nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández. Libri, i botuar nga shtëpia botuese Lev, sjell një portret më intim të ish-kreut të Kishës Katolike, duke zbuluar jo vetëm betejat e tij të brendshme, por edhe pasiguritë dhe kritikat që ai i drejtonte vetes.

Një nga rrëfimet më të pazakonta lidhet me atë që Françesku e përshkruan si tri raste kur kishte parë djallin dhe kishte dëgjuar zërin e tij. Në një shënim të datës 24 janar 2021, ai shkruan se, gjatë kohës kur ishte kryepeshkop i Buenos Airesit, kishte përjetuar këto takime. “E zbulova se demoni po sillej me guxim, duke qëndruar pranë me dinakëri”, shkruante ai.

 Në njërin prej episodeve, rreth 15 vite më parë, Françesku tregonte se e kishte parë nga dritarja e makinës. “Nuk do t'i harroj kurrë sytë e tij kërcënues, por njëkohësisht joshës”, shkruante ai. Një tjetër përballje, sipas shënimeve të tij, kishte ndodhur në një kishëz karmelitane, ku pretendonte se e kishte parë sërish, këtë herë me sy të zjarrtë. Episodi i tretë kishte ndodhur gjatë një takimi në Romë, ku Françesku shkruante se e kishte parë dhe kishte dëgjuar zërin e tij, të cilin e përshkruante si triumfues dhe imponues.

Në një tjetër shënim, të datës 7 qershor 2018, Papa Françesku zbulonte se një natë më parë, teksa po përgatitej të flinte, kishte parë “portat e ferrit”.

Por ditari nuk përmban vetëm përjetime të tilla. Në faqet e tij, Françesku shfaqet edhe si një njeri që reflekton vazhdimisht mbi gabimet e veta. Ai pranon se herë pas here kishte ndjerë përçmim, zili dhe krenari, ndërsa kujton edhe një rast kur kishte injoruar një burrë të dehur që i ishte drejtuar në rrugë, vetëm sepse dëshironte të ecte i qetë.

Në vitet e fundit të jetës, ai shprehte keqardhje për njeriun që kishte qenë dikur, duke e përshkruar veten si arrogant, të vetëkënaqur, cinik dhe të prirur për të mashtruar veten. Një tjetër pjesë e ditarit zbulon frikën e tij nga plakja dhe kalimi i kohës. Në një shënim, ai shkruante se mbushja e 65-vjetorit e kishte bërë të mendonte për fundin e jetës. “Tashmë po numëroj mbrapsht”, shprehej ai.

Sipas kardinalit Fernández, ditari përmban 86 faqe të shkruara përpara zgjedhjes së Françeskut si Papë dhe 55 faqe të tjera pas zgjedhjes së tij. Pas ndarjes së tij nga jeta në vitin 2025, kardinali vendosi t'i drejtohej pasardhësit të tij, Papa Leo XIV, për të marrë lejen e publikimit të disa prej këtyre reflektimeve.

Ai kishte shprehur shqetësimin se shënimet mund të përfundonin të harruara në ndonjë magazinë, pa u njohur kurrë nga publiku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.