Alcaraz, debuton me sukses! Tenisti spanjoll mposhti amerikanin Frances Tiafoe në 2 sete

Tenisti spanjoll Carlso Alcaraz e nisi mbarë aventurën e tij në Torino, duke triumfuar përballë kundërshtarit amerikan në 2 sete. Numrit tre të botës ju deshën 69 minuta për të siguruar kryesimin e përkohshëm në grup.
Carlos Alcaraz e nis me fitore aventurën në finalet e ATP-së në Torino. Tenisti spanjoll dominoi amerikanin Frances Tiafoe, duke e mposhtur në dy sete, me rezultatin e pastër 6-2, 6-2.
Një debutim bindës për numrin 3 të botës, që iu deshën vetëm 69 minuta për të siguruar suksesin dhe për të marrë kryesimin e përkohshëm në grupin Lendl.
Alcaraz e vendosi ndeshjen nën kontroll që në fillim, duke i marrë dy herë shërbimin kundërshtarit në setin e parë. E njëjta tablo u përsërit edhe në të dytin, ku Tiafoe nuk arriti të gjente kundërpërgjigjen ndaj lojës së saktë dhe agresive të spanjollit.
Pas ndeshjes, Alcaraz u shpreh i kënaqur me paraqitjen, por edhe me atmosferën në Torino, ku, sipas tij, ndihet gjithmonë i mirëpritur.
“Mezi prisja të luaja përpara kësaj turme. Në Itali ndihem gjithmonë i mirëpritur. I dua njerëzit dhe këtë vend. Jam shumë krenar që arrita ta zbatoja planin taktik nga pika e parë deri në të fundit.”
Alcaraz pranoi se përgatitja për këtë duel nuk kishte qenë e lehtë, pasi përballjet e mëparshme me Tiafoe-n kishin qenë shumë të luftuara.
Megjithatë, në fushën e Torinos, spanjolli tregoi epërsi të qartë. Tashmë, ai përgatitet për ndeshjen e radhës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Daniil Medvedev–Flavio Cobolli, me synimin për të konfirmuar formën e shkëlqyer në turneun që mbledh tetë tenistët më të mirë të sezonit.
Lexo edhe
SPORT
Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar

Portieri u bë golashënues me një goditje dënimi të pabesueshme, shikoni videon...

Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës

Tre muaj pas nokautit në ring, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare boksieri irlandez Lee Reeves

Te Trabzonspor “kryqëzojnë gishtat”, të shqetësuar për gjendjen e Muçit





