Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës... Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm “O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe... Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin Abuzimi me tenderat! Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
AKTUALITET

Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 29 pasurive të Ilir Shehut dhe personave të lidhur me të, mes tyre

P
Piranjat17 November 2026, 11:57 · 4 min lexim
Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 29 pasurive të Ilir Shehut dhe personave të lidhur me të, mes tyre prona të paluajtshme, automjete dhe disa subjekte tregtare që operojnë në fushën farmaceutike. Në listën e kompanive përfshihen Medicamenta, Mega Store, Unipharma dhe Italialbania Pharma.

Sipas organit të akuzës, hetimi pasuror ka nisur pas informacioneve të përcjella nga Policia e Shtetit, sipas të cilave Ilir Shehu, i njohur edhe me aliasin Ilir Pasholli, dyshohet se ka krijuar pasuri nga veprimtari kriminale, përfshirë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kontrabandën e ilaçeve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë, autoritetet italiane e kanë identifikuar Shehun si pjesë të një skeme të sofistikuar kontrabande me produkte farmaceutike. Nga hetimet ka rezultuar se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, sipas prokurorisë, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas prokurorisë, nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të Shehut, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurisë të paluajtshme e të luajtshme të subjekteve si më poshtë:

Pasuritë e sekuestruara të Ilir Pashollit

1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,

2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,

3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,

4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,

5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,

6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,

7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,

8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.

Për subjektin: Mega Store shpk:

1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.

Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:

1. Peugeot, vitprodhimi 2018,

2. Volksëagen Jetta, vitprodhimi 2015,

3. Mercedez Benz GLE 2019,

4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,

5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,

6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,

7. Land Rover Defender,

8. Peugeot, vitprodhii 2018.

Sekuestrimin e subjektit:

1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,

2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;

3. Subjektin I.Sh. PF;

4. Subjektin I.Sh. PF;

5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe

6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.

Pasuritë në emër të subjektit  H.Sh:

1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,

2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,

3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,

4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,

5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe

6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.