Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin Abuzimi me tenderat! Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK ‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin ... Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO “Shpërdorim detyre”/ Prokuroria kërkon një vit burg dhe 3 vite ndalim për funksione publike për Fredi Kokon... Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evr... EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i ... Gjirokastër/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve Nga Napoli te Cagliari, Caprile flet për Shqipërinë dhe të ardhmen me Italinë Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci
SPORT

Te Trabzonspor “kryqëzojnë gishtat”, të shqetësuar për gjendjen e Muçit

Me Maran në stol, Ernest Muçi është vendosur në qendër të projektit tek ekipi përfaqësues. Ylli kuqezi realizoi një super gol ndaj Finlandës, një perlë e vërtetë, që hapi rrugë suksesit 2-0. Për fat të keq, Muçi pësoi një dëmtim, në dukje i rendë, duke bërë që në sfidën e fundit në Grupin C1, atë […]

P
Piranjat17 November 2026, 11:10 · 2 min lexim
Te Trabzonspor “kryqëzojnë gishtat”, të

Me Maran në stol, Ernest Muçi është vendosur në qendër të projektit tek ekipi përfaqësues. Ylli kuqezi realizoi një super gol ndaj Finlandës, një perlë e vërtetë, që hapi rrugë suksesit 2-0. Për fat të keq, Muçi pësoi një dëmtim, në dukje i rendë, duke bërë që në sfidën e fundit në Grupin C1, atë ndaj Bjellorusisë, ta ndiqte nga tribuna.

Për gjendjen e Muçit tani shqetësohen në radhët e Trabzonspor, pasi trajneri dhe drejtuesit e klubit janë në ankth për të kuptuar shkallën e vërtetë të dëmtimit. Sipas mediave në Turqi, Muçi do t’i nënshtrohet vizitave më të detajuara pasi të zbarkojë në Trabzon.

Sipas gazetarit turk, Tuncel, i cili mbulon nga pranë ekipin e Trabzonspor, prezenca e Muçit në sfidën e radhës, atë kundër Eyupspor më 22 nëntor, është në dyshim, pasi fillimisht pritet konfirmimi zyrtar nga stafi mjekësor i klubit.

Lajmi i mirë për Trabzonspor, i theksuar edhe nga gazetari turk, është fakti që Maran dhe stafi i FSHF-së, morën një masë paraprake, nuk rrezikuan ndaj Bjellorusisë duke mos e përfshirë në grupin e lojtarëve. Dëmtimi i Muçit shqetëson shumë stafin e Trabzonspor pasi bëhet fjalë për një titullar fiks, një nga pikat kryesore të ekipit. Në 11 javë në Turqi, Muçi ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 assiste.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.