Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim në Milano me Maurizio Lupin, kryetar i partisë italiane “Ne të Moderuarit” (Noi Moderati) dhe aleat i kryeministres Giorgia Meloni në koalicionin qeverisës të qendrës së djathtë në Itali. Përmes një reagimi, Gjekmarkaj e cilësoi Lupin si një politikan të njohur të së djathtës italiane, […]

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim në Milano me Maurizio Lupin, kryetar i partisë italiane “Ne të Moderuarit” (Noi Moderati) dhe aleat i kryeministres Giorgia Meloni në koalicionin qeverisës të qendrës së djathtë në Itali.
Përmes një reagimi, Gjekmarkaj e cilësoi Lupin si një politikan të njohur të së djathtës italiane, një prej themeluesve të Forza Italia-s së Silvio Berlusconit, deputet prej 25 vitesh, ish-ministër i Transporteve dhe ish-nënkryetar i Dhomës së Deputetëve.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës, sipas Gjekmarkajt, iu kushtua zhvillimeve politike në Shqipëri, protestave kundër korrupsionit dhe skandaleve qeveritare, si dhe përpjekjeve të opozitës për zgjerimin e frontit opozitar në prag të zgjedhjeve lokale.
“Biseduam gjerësisht mbi zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare në këtë stinë protestash kundër korrupsionit dhe skandaleve qeveritare, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës për zgjerimin e opozitës dhe bashkimin e frontit opozitar në zgjedhjet lokale që na presin, si dhe përpjekjet për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shkruan Gjekmarkaj.
Gjithashtu, dy politikanët kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes forcave të qendrës së djathtë në Shqipëri dhe Itali, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e ndërsjellë në proceset zgjedhore të të dy vendeve.
Në përfundim të takimit, Gjekmarkaj ka ftuar Maurizio Lupin të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën ky i fundit e ka pranuar. Takimi vjen në kuadër të kontakteve të opozitës shqiptare me përfaqësues të forcave politike europiane të së djathtës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri përfshiu stanin në Cërrik, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët për 12 orë gjatë natës

Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm

“O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe kolegë në lot

Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë





