Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje skandaloze edhe në depozitat e pallateve Skandali me ujin e pijshëm, shtohen rastet me të vjella dhe diarre në Vlorë Qeveria Rama përzuri “trurin e vendit”! Shqipëria me mungesë mjekësh U martua në Tajlandë pa u divorcuar në Britani, 56-vjeçari dënohet për… Inteligjenca artificiale, shkenca studion deshifrimin e komunikimit të kafshëve Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë... “Po bëja shaka”, Trump tërhiqet pasi i ofroi shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë... “Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Ironizon Korreshi: Bashkia na hapi “parfumeri” falas... Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë... Skandali i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët kërcënohen me gjyqe e përmbari... Kush është Alice Huang, gruaja e dyshuar si spiune e Kinës që kishte lidhje të afërta me shefin e Nvidia-s... Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik
AKTUALITET

Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje skandaloze edhe në depozitat e pallateve

Situata me cilësinë e ujit në qytetin e Vlorës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

P
Piranjat 9 November 2026, 11:02 · 2 min lexim
Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje

Situata me cilësinë e ujit në qytetin e Vlorës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pas denoncimit të publikuar një ditë më parë nga News24 për problematikat e konstatuara në analizat e ujit në dy zona të qytetit, ku ishte evidentuar mungesë e klorit dhe prani e amoniakut, rezultatet e analizave të tjera kanë zbuluar edhe praninë e ndotjes fekale.

Pas publikimit të këtyre të dhënave, institucionet përgjegjëse kanë reaguar dhe kanë dalë në terren për të verifikuar situatën. Megjithatë, shqetësimi mbetet i madh, pasi ende nuk është bërë e qartë se cilat janë burimet e ndotjes dhe sa i përhapur është problemi.

Një tjetër problematikë që kërkon vëmendje janë depozitat e ujit të vendosura mbi pallatet e qytetit. Pamjet nga pastrimi i një prej tyre tregojnë kushte shqetësuese higjieno-sanitare, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e ujit që mbërrin në banesat e qytetarëve.

Edhe në rastet kur banorët nuk e përdorin ujin drejtpërdrejt për të pirë, ai shërben për larjen e enëve, përgatitjen e ushqimit, dushin dhe higjienën personale. Për këtë arsye, çdo problem me cilësinë e tij përbën shqetësim për shëndetin e familjeve që furnizohen nga këto depozita.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.