Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali me ujin e pijshëm, shtohen rastet me të vjella dhe diarre në Vlorë Qeveria Rama përzuri “trurin e vendit”! Shqipëria me mungesë mjekësh U martua në Tajlandë pa u divorcuar në Britani, 56-vjeçari dënohet për… Inteligjenca artificiale, shkenca studion deshifrimin e komunikimit të kafshëve Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë... “Po bëja shaka”, Trump tërhiqet pasi i ofroi shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë... “Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Ironizon Korreshi: Bashkia na hapi “parfumeri” falas... Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë... Skandali i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët kërcënohen me gjyqe e përmbari... Kush është Alice Huang, gruaja e dyshuar si spiune e Kinës që kishte lidhje të afërta me shefin e Nvidia-s... Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik Aksident në Kakavijë, makina përplaset me motorin një person i lënduar!
AKTUALITET

Skandali me ujin e pijshëm, shtohen rastet me të vjella dhe diarre në Vlorë

Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës është rritur, pasi kanë shfaqur simptoma

P
Piranjat 9 November 2026, 10:46 · 1 min lexim
Skandali me ujin e pijshëm, shtohen rastet me të vjella dhe diarre

Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës është rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe diarre.

Rastet janë kryesisht në lagjet “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, ku disa banorë janë paraqitur në urgjencë për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve, pacientëve u është dhënë serum dhe ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa më pas janë larguar drejt banesave, pa pasur nevojë për shtrim në spital.

Dyshimet e para lidhen me cilësinë e ujit të pijshëm në këto zona. Problematika dyshohet se mund të ketë nisur pas një ndërhyrjeje riparimi në rrjetin e ujësjellësit dhe rikthimit të furnizimit me ujë.

Ndërkohë, analizat e kryera në mostrat e ujit kanë evidentuar mungesë të klorit në dy prej tyre, ndërsa në mostrat e tjera parametrat kanë rezultuar brenda normave të lejuara.

Pavarësisht dyshimeve, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se problemet shëndetësore të banorëve kanë ardhur si pasojë e konsumit të ujit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.