Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma
Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Durrës. Mësohet se rreth orës 21:00, një automjet tip “Ford” ka humbur

Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Durrës. Mësohet se rreth orës 21:00, një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës në Spitallë.
Si pasojë e përplasjes, shoferi mbeti i bllokuar brenda kabinës së dëmtuar. Pas aksidentit ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës dhe më pas i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Fatkeqësisht ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia nga ana tjetër po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandali i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët kërcënohen me gjyqe e përmbarim! Roli i iuteCredit dhe kompa...

Aksident në Kakavijë, makina përplaset me motorin një person i lënduar!

Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një banke në Tiranë

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shtetetor, Vlora Hyseni

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin?!

Internimi si mjet kontrolli: Dokumenti sekret i vitit 1963 drejtuar Hysni Kapos zbulon se si familjet e internuara u trajtuan si “kontigj...





