Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Po bëja shaka”, Trump tërhiqet pasi i ofroi shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë... “Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironi: Bashkia na hapi “parfumeri” falas... Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë... Skandali i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët kërcënohen me gjyqe e përmbari... Kush është Alice Huang, gruaja e dyshuar si spiune e Kinës që kishte lidhje të afërta me shefin e Nvidia-s... Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik Aksident në Kakavijë, makina përplaset me motorin një person i lënduar! 'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një banke në Tiranë Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
BOTA

“Po bëja shaka”, Trump tërhiqet pasi i ofroi shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

P
Piranjat 9 November 2026, 10:24 · 3 min lexim
“Po bëja shaka”, Trump tërhiqet pasi i ofroi shefit

Presidenti amerikan Donald Trump ka sqaruar se oferta për t’i besuar shefit të UFC-së, Dana White, postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë ishte thjesht një shaka. Pas reagimeve që shkaktoi njoftimi i tij në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se nuk kishte pasur një propozim serioz dhe se gjithçka ishte bërë në kuadër të humorit.

Duke folur për mediat të dielën, Trump tha se White e kishte pëlqyer idenë, por theksoi se ftesa nuk ishte bërë me qëllimin që ai të merrte realisht detyrën. “Po bëja shaka. Por Dana e pëlqen idenë. Ka vetëm një Dana dhe ai është i mrekullueshëm”, u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar se gjithçka ishte thjesht për argëtim.

Deklarata vjen një ditë pasi Trump njoftoi në Truth Social se i kishte ofruar Dana White postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, duke e ftuar publikisht që ta pranonte. “Dana do të jetë një zëdhënës si askush tjetër”, shkroi ai, ndërsa i kërkoi që të merrte me vete edhe disa luftëtarë aktualë dhe ish-luftëtarë të arteve marciale mikse, të cilët, sipas tij, do të shërbenin si ndihmës për të mbrojtur administratën nga kundërshtarët politikë.

Nga ana e tij, drejtuesi i UFC-së kishte konfirmuar se do të takohej me Trump të hënën, por kishte shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta pranonte ofertën. Ai ishte shprehur se kishte tashmë shumë angazhime dhe se do të diskutonin gjatë takimit të tyre. Trump sqaroi se vizita e White në Uashington ishte planifikuar për arsye të tjera dhe jo për të diskutuar marrjen e detyrës.

 

Posti i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë mbetet vakant që prej tetorit, kur Katie Zacharia u largua nga detyra pas më pak se pesë ditësh në këtë pozicion. Ajo kishte zëvendësuar Karoline Leavitt, e cila u bë zëdhënësja më e re në historinë e Shtëpisë së Bardhë dhe e mbajti këtë detyrë që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump.

Dana White është një nga figurat më të afërta me presidentin amerikan. Ai drejton organizatën UFC, si dhe promovimin e ndeshjeve të goditjeve me shuplakë PowerSlap dhe kompaninë e boksit Zuffa Boxing. Gjithashtu, është anëtar i bordit drejtues të Meta-s, kompanisë mëmë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

White ka mbështetur publikisht fushatat presidenciale të Trump në vitet 2016, 2020 dhe 2024, duke marrë pjesë edhe në skenën e fjalimit të fitores së tij pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.