Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironi: Bashkia na hapi “parfumeri” falas... Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë... Skandali i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët kërcënohen me gjyqe e përmbari... Kush është Alice Huang, gruaja e dyshuar si spiune e Kinës që kishte lidhje të afërta me shefin e Nvidia-s... Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik Aksident në Kakavijë, makina përplaset me motorin një person i lënduar! 'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një banke në Tiranë Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto...
AKTUALITET

Skandali i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët kërcënohen me gjyqe e përmbarim! Roli i iuteCredit dhe kompanisë serbo-qipriote

P
Piranjat 9 November 2026, 10:15 · 2 min lexim
Skandali i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion,

Pronari i One Albania, biznesmeni hungarez Gelert Zoltan Jasai është në qendër të pretendimeve për lidhje klienteliste dhe dyshime për korrupsion në Hungari, ndërsa në Shqipëri kompania e tij përballet me denoncime për mënyrën e mbledhjes së detyrimeve ndaj abonentëve.

Sipas Qendrës së Shërbimeve Ligjore Europiane, CELS, qytetarë dhe biznese po marrin njoftime për borxhe të pretenduara, të cilat thonë se nuk i njohin dhe se nuk janë shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Në këtë proces janë angazhuar dy kompani, ODMC Albania dhe D&A Fin Partner. Ato u kërkojnë abonentëve pagesa që, në disa raste, arrijnë rreth 1 mijë lekë për çdo numër telefoni, duke i paralajmëruar se brenda 10 ditëve mund të përballen me procese gjyqësore dhe përmbarimore.
ODMC Albania është regjistruar në Shqipëri në prill të vitit 2023 dhe është degë e kompanisë serbo-qipriote ODM Collections. Në dhjetor të po atij viti, kjo kompani ka arritur një marrëveshje për blerjen e portofolit të borxheve të pretenduara ndaj abonentëve të One Albania.

Ndërkohë, D&A Fin Partner, në pronësi të Dritan Abazit dhe Anis Hoxhës, është përmendur edhe në denoncime të mëparshme lidhur me mbledhjen e detyrimeve dhe çështjet e mikrokredive.

 

Burimet e lidhin kompaninë edhe me pronarin e “IuteCredit” (iuteCredit Albania SH.A.), Akan Ajdini, një tjetër emër i përmendur në çështjet e mikrokredive. Sipas të njëjtave informacione, Ajdini ka bashkëpunuar me rrjetin e lidhur me “One Albania” dhe në operacione financiare që prekin “OTP Bank”.
CELS e ka cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mos paguajnë shuma që nuk mbështeten me fatura dhe dokumente të qarta, si dhe të denoncojnë çdo formë presioni.

Për pyetjen “mbi çfarë baze ligjore dhe kontraktore po kërkohen këto para”, One Albania duhet të bëjë transparente origjinën, periudhën dhe mënyrën e llogaritjes së çdo detyrimi të pretenduar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.