Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik
Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka rikonfirmuar mbështetjen për protestat paqësore të studentëve, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta

Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka rikonfirmuar mbështetjen për protestat paqësore të studentëve, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta.
Në një deklaratë zyrtare, Sindikata bën të ditur se mbështet zhvillimin e protestave në ditët dhe oraret e përcaktuara nga vetë studentët, konkretisht të mërkurën dhe të shtunën.
Njëkohësisht, Sindikata u kërkon drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë të bëjnë rregullimet e nevojshme në strukturën e vitit akademik, në mënyrë që protestat të mos cenojnë procesin mësimor.
Ajo thekson se vijimi normal i mësimdhënies ka rëndësi, por po aq e rëndësishme është edhe e drejta e studentëve për t'u dëgjuar.
Në përfundim, Sindikata shprehet se do të ndjekë nga afër zbatimin e këtyre rregullimeve dhe është e gatshme të bashkëpunojë me drejtuesit e universiteteve, për të garantuar që as studentët dhe as personeli akademik të mos penalizohen për shkak të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për protestë.

Lexo edhe
POLITIKE
'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës

Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore

“Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta revokojë, shteti të mos ndësh...





