Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO
AKTUALITET

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen pas ndjekjes me 200 km/h në autostradë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali, nën dyshimin se janë pjesë e një grupi të specializuar në vjedhje të banesave në rajonin verilindor të vendit.Operacioni u zhvillua në zonën e Bressanones, në provincën e Bolzanos, pas një ndjekjeje në autostradën A22, ku automjeti me të...

P
Piranjat18 November 2026, 18:35 · 2 min lexim
Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen pas ndjekjes me 200 km/h

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali, nën dyshimin se janë pjesë e një grupi të specializuar në vjedhje të banesave në rajonin verilindor të vendit.

Operacioni u zhvillua në zonën e Bressanones, në provincën e Bolzanos, pas një ndjekjeje në autostradën A22, ku automjeti me të cilin udhëtonin të dyshuarit arriti shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë.

Sipas autoriteteve italiane, grupi përbëhej nga tre persona, të cilët udhëtonin me një veturë Audi RS5 me 500 kuaj fuqi, e raportuar e vjedhur në Toskanë dhe me targa të klonuara.

Pasi arritën në zonën e Bressanones, tre personat dyshohet se kryen tri vjedhje në banesa të ndryshme, prej nga morën para të gatshme dhe stoli ari, shkruan Gazzetta Dellevall.

Pas ndërhyrjes së karabinierëve, të dyshuarit tentuan të largoheshin me forcë, por dy prej tyre u arrestuan, ndërsa personi i tretë arriti të ikte në një zonë me vegjetacion.

Për kërkimin e tij u angazhuan njësitë policore me qen dhe një helikopter i karabinierëve.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti një pistoletë gjysmëautomatike Beretta me municion, një shkop bejsbolli, dy radio-lidhëse, sharrë motorike, disa mjete për thyerjen e dyerve dhe kasafortave, si dhe para të gatshme e stoli ari që dyshohet se ishin vjedhur në banesat e viktimave.

Arma rezultoi e vjedhur disa javë më parë në Piacenza.

Dy shqiptarët u dërguan në burgun e Bolzanos, ndërsa Gjykata e Bolzanos më 18 nëntor vërtetoi arrestimin e tyre. Autoritetet vijojnë kërkimet për personin e tretë të përfshirë në rast.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.