Shqiptari ha një ëmbëlsirë me grerëzën brenda, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Nga Barbara Fioravanti, VIVERE MARCHE
Një 35-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spitalin e Torrette-s në Ankona të Italisë, pasi është pickuar nga një grerëz brenda gojës, teksa po konsumonte një ëmbëlsirë me krem në një lokal pranë portit.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në momentin kur shqiptari ishte ndalur për të ngrënë mëngjes. Një grerëz ishte vendosur mbi ëmbëlsirën me krem pastiçerie, të cilën 35-vjeçari po bëhej gati ta konsumonte. Pa e vënë re praninë e insektit, ai kafshoi ëmbëlsirën, por menjëherë ndjeu dhimbje të forta në gojë.
Vetëm pak çaste më vonë kuptoi se grerëza e kishte pickuar në brendësi të zgavrës së gojës, duke kërkuar me urgjencë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën ekipet e Kryqit të Verdhë (Croce Gialla), së bashku me një autoambulancë të pajisur me mjek. Pas ndihmës së parë, 35-vjeçari u transportua në spitalin e Torrette-s, me kod urgjence të gravitetit mesatar.
Mjekët i administruan trajtim medikamentoz për të parandaluar një reaksion të rëndë alergjik dhe shfaqjen e shokut anafilaktik.
Ngjarja është raportuar nga mediat italiane, ndërsa rasti shërben si një kujtesë për rrezikun që mund të paraqesë pickimi i insekteve në zonën e gojës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste ndihmë në urgjencë

I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj selinë e PS

Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për konkurrencën dhe kontrollin e çmi...

“KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rind...

EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë





