Fqinji bllokon rrugën e përbashkët në Xhafzotaj, qytetari për Piranjat News: Më duhet teleferik për të shkuar në shtëpi!

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga një qytetar në Xhafzotaj të Durrësit, i cili pretendon se një person i ka bllokuar rrugën e përbashkët që shërben për të hyrë në banesat e katër familjeve.
Sipas denoncuesit, kjo rrugë është shtruar dhe mirëmbajtur prej tij ndër vite, madje edhe me shpenzimet e veta, në mënyrë që banorët të kenë mundësi të qarkullojnë dhe të shkojnë në banesat e tyre. Por, sipas tij, situata ka ndryshuar pasi një person e ka bllokuar plotësisht kalimin, duke mos lejuar më asnjë prej familjeve të përdorë rrugën.
Qytetari thotë se tashmë e ka të pamundur të shkojë në shtëpinë e tij, jo vetëm me automjet, por as në këmbë. Në një apel drejtuar Piranjat News, ai e përshkruan situatën me ironi, duke thënë se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur për të shkuar në banesë është të ndërtojë një teleferik.
Redaksia e Piranjat News ka kontaktuar denoncuesin, i cili pretendon se disponon dokumentacion që vërteton se rruga është e përbashkët dhe nuk është pronë private e personit që e ka bllokuar.
Por përtej konfliktit për rrugën, qytetari ngre edhe një tjetër shqetësim serioz. Ai pretendon se personi që ka bllokuar kalimin ka reaguar me kërcënime të rënda, duke përmendur edhe fëmijët e tij, çka e bën situatën edhe më shqetësuese për familjen.
Pavarësisht dokumentacionit që thotë se disponon dhe përpjekjeve për të zgjidhur situatën, sipas denoncuesit, personi vijon të mos lejojë kalimin.
Përmes Piranjat News, qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar dokumentacionin, për të sqaruar statusin e rrugës dhe për t’u rikthyer të drejtën e kalimit katër familjeve që pretendojnë se kanë mbetur të bllokuara.
Si mund të mbetet një rrugë e përbashkët e bllokuar, ndërsa banorët nuk arrijnë dot as të hyjnë në shtëpitë e tyre?



Lexo edhe
AKTUALITET
I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni d...

Shqiptari ha një ëmbëlsirë me grerëzën brenda, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste ndihmë në urgjencë

I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj selinë e PS

Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për konkurrencën dhe kontrollin e çmi...





