Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja
POLITIKE

Asambleja i besoi drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon Demo: Do të angazhohemi për organizimin e socialistëve

P
Piranjat14 November 2026, 17:01 · 3 min lexim
Asambleja i besoi drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon Demo: Do

Asambleja e PS-së solli ndryshime edhe në drejtimin politik të Tiranës, ku Edi Rama caktoi Albana Koçiun dhe Ervin Demon, të bashkëdrejtojnë qarkun.

Ndërkohë, Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu do të vijojnë të jenë drejtues politikë për qarkun e Tiranës.

Ervin Demo ka reaguar pas vendimit e kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku ai dhe Albana Koçiu u propozuan për të drejtuar së bashku strukturat socialiste në Bashkinë e Tiranës.

Në reagimin e tij, Demo shprehet mirënjohës për besimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e socialistëve ndër vite.

“Faleminderit kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për besimin që na dhanë sot mua dhe Albana Koçiut për të drejtuar së bashku Partinë Socialiste në Bashkinë e Tiranës. Mirënjohje për çdo socialist e socialiste për punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite.

Së bashku me Albanën, me skuadrën e deputetëve të Bashkisë së Tiranës dhe me të gjitha strukturat tona, do të angazhohemi për organizimin dhe forcimin e Partisë Socialiste në çdo lagje, njësi administrative e fshat të Tiranës.

Një organizim që mbështetet te puna në ekip, përgjegjësia individuale, komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe ndjekja konkrete e problemeve të tyre. Qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh: shërbime publike më të mira, shkolla të sigurta për fëmijët, institucione që përgjigjen dhe zgjidhje për shqetësimet e përditshme.

Për mua, këtu matet edhe puna politike: sa pranë njerëzve jemi, sa i njohim problemet e tyre dhe sa këmbëngulim për t’i zgjidhur.

Duhet të dëgjojmë edhe kur kritika është e fortë, të pranojmë atë që nuk funksionon dhe të punojmë për ta përmirësuar.

Së bashku me deputetët, drejtuesit e strukturave dhe çdo anëtar të Partisë Socialiste, do të ndërtojmë një mënyrë pune ku secili ka përgjegjësi të qarta, ku prania në terren është e përditshme dhe ku çdo shqetësim i qytetarëve ndiqet deri në zgjidhje.

Përgjegjësia jonë është ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Besimin që morëm sot do ta kthejmë në organizim, punë konkrete dhe rezultate për Tiranën!”, shkruan Demo.

.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.