Braçe kundër përjashtimit të Spiropalit: Liria e mendimit është forca e partisë

Kërkesa e Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste ka hasur kundërshti edhe brenda radhëve të mazhorancës.
Pas Fatmir Xhafajt, edhe deputeti Erion Braçe ka dalë kundër kësaj kërkese. Sipas burimeve, gjatë diskutimeve ai ka argumentuar se PS-ja nuk ka pasur si praktikë përjashtimin e anëtarëve për shkak të qëndrimeve të tyre, duke theksuar se liria për të shprehur mendimin ka qenë një prej forcave të partisë.
“Kjo parti nuk ka përjashtuar ndonjëherë një njeri, mesa njoh unë. Mendoj se forca e partisë ka qenë liria, për të thënë atë që mendojnë”, mësohet të jetë shprehur Braçe.
Kundër përjashtimit të Spiropalit janë shprehur gjithashtu Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, duke bërë që kërkesa e Ramës të ndeshë rezistencë edhe nga figura të tjera të PS-së.
Lexo edhe
POLITIKE
Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin

“Rama është shah-mat me Ballukun”/ Gaz Bardhi: 82 votat në Kuvend e nxorën zbuluar, s’mund të lajë duart nga mbrojtja politike

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë ...

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit/ Berisha: Ish-ministrja e Jashtme nuk pati kurajën e Marjana Koçekut

A do të përjashtohen Elisa Spiropali dhe Ndreca? Përfundojnë punimet e Asamblesë së PS

“Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshëm duke pasur 5 akuza dhe 13 ve...

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

Rama përmend akuzat e drejtësisë brenda PS: Godet edhe këtu brenda, kjo tregon...





