Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik IGJEUM paralajmëron reshje intensive nesër, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane! Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon Erlis Dukën me 28 vite burg, lë në fuqi dënimet e të tjerëve Spiropali me tone të ashpra kundër Ramës: Ndrysho mënyrën e qeverisjes ose ik! Mesazh edhe për Ballukun? Mo... Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra... “Lloj-lloj telenovelash”/ Spiropali për Belinda Ballukun: Kam qenë kundër mbrojtjes së saj me imunitet parl... “Pushteti në një dorë, arsyeje që “Flamingot” kanë dalë në shesh”/ Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mba... “Ma vendosin përballë, por kam keqardhje për të”/ Spiropali flet për Ballukun: Nuk e shoh si ‘xhelat’, por ...
AKTUALITET

Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshime për përfshirjen e shtetasve kosovarë

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Hetuesit po përqendrohen te gjurmimi i automjetit tip Volvo, të cilin autorët e përdorën për të kryer krimin dhe më pas e […]

P
Piranjat25 November 2026, 13:37 · 2 min lexim
Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Hetuesit po përqendrohen te gjurmimi i automjetit tip Volvo, të cilin autorët e përdorën për të kryer krimin dhe më pas e dogjën në fshatin Dërmenas.

Sipas hetimeve, automjeti ishte denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 dhe dyshohet se ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës, nga Kosova. Policia dyshon se në këtë proces mund të kenë qenë të përfshirë edhe shtetas kosovarë, të cilët mund të kenë bashkëpunuar për transportimin e mjetit drejt Shqipërisë.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga pala kosovare të dhëna mbi hyrjen e automjetit në Shqipëri, ndërsa nga autoritetet suedeze informacion mbi rrethanat e vjedhjes, historikun e mjetit dhe personat që mund të kenë qenë të përfshirë.

Sigurimi i këtyre informacioneve konsiderohet i rëndësishëm për hetuesit, pasi mund të ndihmojë në identifikimin e personave që kanë organizuar dhe ekzekutuar atentatin, si dhe të bashkëpunëtorëve të mundshëm. Automjeti Volvo u gjet i djegur në Dërmenas të Fierit, pas atentatit. Brenda tij policia zbuloi edhe katër armë zjarri, tre prej të cilave të pajisura me silenciator.

 

Ndërkohë, pista kryesore ku janë përqendruar hetimet mbetet ajo e hakmarrjes. Selami Hasani, i njohur edhe si Sel Çami, kishte vetëm 20 ditë që kishte lënë qelinë e burgut, pasi kishte vuajtur dënimin për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 25 vite burg. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e atentatit, identifikuar autorët dhe përcaktuar personat e tjerë që mund të kenë ndihmuar në organizimin e tij.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.