“S’janë kumbullat e dardhat, bahçja është kontaminuar”, Spiropali shpërthen ndaj Ramës: S’mban më pa besim! Protestat? Nuk zgjidhet me polici…

Elisa Spiropali ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke përdorur një metaforë për të përshkruar gjendjen brenda Partisë Socialiste. Ajo u shpreh se problemi nuk qëndron te individë të veçantë, por te modeli politik, i cili sipas saj ka kontaminuar të gjithë strukturën.
Spiropali foli edhe për protestat dhe reagimin e policisë ndaj protestuesve, duke kundërshtuar përdorimin e forcës, veçanërisht ndaj të miturve. Ajo theksoi se situata kërkon zgjidhje politike dhe jo presion përmes policisë, gjobave apo shkopinjve.
Elisa Spiropali: Nuk janë kumbullat, dardhat, mollët, modeli, por është bahçja që kontaminohet. A duhet të mbajmë përgjegjësi? Patjetër! Në momentin kur kam bërë letrën publike, kur nisën protestat e dhunshme.
Njerëzit u ndjenë të zhgënjyer, se nuk mund t’u vëmë pasqyrën përballë, por duhet të tregojmë besnikëri reale. Kemi bërë shumë punë, nuk duhet ta hedhim trashëgiminë në kosh. Nuk duhet që PS-ja të katandiset siç janë katandisur partitë e tjera.
Duhet zgjidhje politike. Pse, me polici zgjidhet kjo? Me shkopinj! Një 17-vjeçar që nuk bën akt të dhunshëm, apo edhe nëse e teproi pak, pse duhet të veprohet kështu? Me telefon, me gjoba, me presione, do ta menaxhojmë?
Ne duhet të ishim europianët që jemi shpallur! Këto janë pamje që nuk mund t’i shoh.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bllokohen 54 ton mish pule nga Brazili, certifikatat nuk përputheshin me të dhënat në sistem

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit

Shkatërrohet rrjeti i drogës pranë shkollave në Shkodër, 13 persona në pranga! Sekuestrohen 1.6 kg Cannabis Sativa

Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën





