Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra... “Lloj-lloj telenovelash”/ Spiropali për Belinda Ballukun: Kam qenë kundër mbrojtjes së saj me imunitet parl... “Pushteti në një dorë, arsyeje që “Flamingot” kanë dalë në shesh”/ Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mba... “Ma vendosin përballë, por kam keqardhje për të”/ Spiropali flet për Ballukun: Nuk e shoh si ‘xhelat’, por ... “S’e di a më do apo jo!”/ Spiropali ndez luftën kundër Ramës: Të hapet gara në PS pas 17 vitesh. S’kemi kry... “Gjendja do shkojë edhe më keq”! Spiropali me paralajmërim të fortë: Një njeri vendos për gjithçka. Deputet... Përjashtimi nga PS/ Spiropali tregon nëse ka komunikuar me kolegët: I lehtësoj nga përgjegjësitë! Vetëm të ... Bllokohen 54 ton mish pule nga Brazili, certifikatat nuk përputheshin me të dhënat në sistem “Ata që duhet të ikin, rrinë”/ Spiropali pas përjashtimit nga PS: E marr si dekoratë! Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO Zbulohet shkaku i bllokimit të trafikut ajror në SHBA, një defekt teknik në një pajisje rrjeti paralizoi si... Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit
POLITIKE

Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra

‘Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani’. ‘Ky regjim i ka kohërat e shkurtra’, tha kreu demokrat gjat fjalës së tij me prezantimin e librit,...

P
Piranjat25 November 2026, 12:21 · 2 min lexim
Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të

‘Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani’. ‘Ky regjim i ka kohërat e shkurtra’, tha kreu demokrat gjat fjalës së tij me prezantimin e librit, 'McGonigal-Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë', me autor Alfred Lelën

Berisha: Çfarë duhet të bëjmë ne?

Ne duhet të luftojmë, të luftojmë dhe vetëm të luftojmë.

Ne duhet të qëndrojmë në mbrojtje të interesit tonë kombëtar, në mbrojtje të interesit tonë publik.

Ne nuk duhet kurrë të hezitojmë, të heshtim.

Sot Shqipëria, sot që flasim, me të gjitha të dhënat ndërkombëtare, është narkoshteti më i konsoliduar i planetit.

Është më narkoshtet për sa i përket efektit të drogës në ekonomi se Kolumbia, se Brazili, se Meksika dhe se çdo shtet tjetër.

Po ky narkoshtet që negocion për integrimin në BE dhe anëtar i NATO-s, të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin.

A mund të bëjmë ne sikur nuk e shohim këtë?

Historia do të na ndëshkonte ne.

Do të ishte një tradhti e madhe ndaj interesit publik, interesit qytetar në qoftë se ne do heshtnim ndaj narkoshtetit.

Sot leku, që vlen 50 përqind më pak se në vitin 2013, në raport me euron dhe dollarin, është monedha më e fortë e planetit. Me distancë nga çdo monedhë tjetër.

Që po shkatërron në mënyrë progresive, të pandalshme ekonominë tonë.

Dëgjohet kund ndonjë fjalë përveçse në audienca të kufizuara dhe gazetarë? Jo.

Atëherë çfarë na mbetet ne?

Na mbetet të ngremë edhe më shumë zërin.

Na mbetet të mos rreshtim së denoncuari me të gjitha mundësitë tona, të bindur se kohërat i ka të shkurtra ky regjim.

Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani.

Ndaj dhe thyej sa të duash kocka të rinjsh aty, por përgjigjen do ta marrësh siç e meriton.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.