Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon Erlis Dukën me 28 vite burg, lë në fuqi dënimet e të tjerëve
Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko.
Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, Apeli ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët.
Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Vendime janë dhënë edhe në procese të ndara për persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në këtë ngjarje. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg.
Anëtarët e grupit të njohur si klani Duka akuzohen për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë.
Lexo edhe
AKTUALITET
“S’janë kumbullat e dardhat, bahçja është kontaminuar”, Spiropali shpërthen ndaj Ramës: S’mban më pa besim! Protestat? Nuk zgjidhet me po...

Bllokohen 54 ton mish pule nga Brazili, certifikatat nuk përputheshin me të dhënat në sistem

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit

Shkatërrohet rrjeti i drogës pranë shkollave në Shkodër, 13 persona në pranga! Sekuestrohen 1.6 kg Cannabis Sativa

Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës Elbasan - Qafë Thanë, totali 380 milionë euro

Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës





