“Lloj-lloj telenovelash”/ Spiropali për Belinda Ballukun: Kam qenë kundër mbrojtjes së saj me imunitet parlamentar, model skandaloz
Deputetja e përjashtuar nga Partia Socialiste Elisa Spiropali, ka komentuar edhe çështjen e Belinda Ballukut dhe votimin për imunitetin e saj në parlament. Spiropali tha se nuk ka ndonjë problematikë personale me Ballukun, por se ka qenë kundër që një përfaqësues i qeverisë të mbrohet nga drejtësia me imunitet. Sipas saj, ky lloj modeli duhet […]

Deputetja e përjashtuar nga Partia Socialiste Elisa Spiropali, ka komentuar edhe çështjen e Belinda Ballukut dhe votimin për imunitetin e saj në parlament.
Spiropali tha se nuk ka ndonjë problematikë personale me Ballukun, por se ka qenë kundër që një përfaqësues i qeverisë të mbrohet nga drejtësia me imunitet.
Sipas saj, ky lloj modeli duhet që të marrë fund njëherë e mirë, nëse duam një Shqipëri europiane. Deklaroi se Balluku është gjithashtu ‘viktimë e sistemit’.
Elisa Spiropali: Europa është standard, është liri e kurajo për të ndryshuar situatën tënde. Njerëzit ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja. Duhen institucione. Unë nuk votova bashkë me grupin. Shoh lloj-lloj telenovelash me një person të caktuar, por nuk mbështes modelin që u ndoq. Isha kundër që të votohej pro imunitetit. Na duhet një vend, që të ketë drejtësi.
Ky model nuk ka lidhje me emrat se shoh që në media lidhen. Në këtë model vihen përballë njëri-tjetrit njerëz. Ky pushtet vazhdon të qëndrojë në këmbë. Unë kam keqardhje për personin që më vini përballë. Ju mendoni se unë e mendoj xhelat, por e mendoj viktimë. Që nuk pyet për integritet, nuk ka kufijë për mënyrën se si e ushtron legjitimitetin. Punët publike kanë ngelur rrugëve.
Lexo edhe
POLITIKE
“Pushteti në një dorë, arsyeje që “Flamingot” kanë dalë në shesh”/ Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi...

“Ma vendosin përballë, por kam keqardhje për të”/ Spiropali flet për Ballukun: Nuk e shoh si ‘xhelat’, por viktimë e sistemit që nuk pyet...

“S’e di a më do apo jo!”/ Spiropali ndez luftën kundër Ramës: Të hapet gara në PS pas 17 vitesh. S’kemi kryetar të përjetshëm!...

“Gjendja do shkojë edhe më keq”! Spiropali me paralajmërim të fortë: Një njeri vendos për gjithçka. Deputetët e PS nuk përballen dot me p...

Përjashtimi nga PS/ Spiropali tregon nëse ka komunikuar me kolegët: I lehtësoj nga përgjegjësitë! Vetëm të vdekurit dhe të marrët s’ndrys...





