Avokati: Veliaj nuk ka kallëzuar Ramën, por drejtoreshën e burgjeve

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka zbuluar se Veliaj ka bërë një kallëzim në Prokurori, por jo për Edi Ramën për të cilin pretendon se e ka kërcënuar nëpërmjet Toni Gogut, por për drejtoreshën e burgjeve.
Pjesë nga biseda:
Ndreca: E kemi bërë kallëzimin për shpërdorim detyrë, në prokurorinë e Tiranës.
Lala: Zoti Gogu është ministër?
Plarent Ndreca: Është bërë për drejtoreshën e përgjithshme…
Rakipi: Edhe njëherë për kë?
Ndreca: Kallëzimi është bërë për drejtoreshën e përgjithshëm, por janë trajtuar aty faktet.
Rakipi: Po kur pretendohet se ka kërcënuar Rama, pse nuk e bëni për Ramën ju?
Ndreca: Nuk kemi prova direkte, përveç deklarimit të zotit Veliaj. Jo pa qëllim është kërkuar hetim parlamentar, duke thënë që jam gati nën betim të bëj dëshmi para parlamentarëve.
Madje ka kërkuar që parlamenti të ndërhyjë për të siguruar prova. Kemi vlerësuar si mbrojtje, që nëpërmjet autoritetit ku është iniciuar procesi, drejtoria e burgjeve, mendojmë se takimi me zotin Gogu ka qenë rrjedhojë e një veprimtarie të filluar më parë. Hetimi pastaj nxjerr prova dhe fakte. Nuk është ndrojtur për të kallëzuar Gogun apo zotin Rama, por…
Lala: Jo ka aty drojë.
Lexo edhe
POLITIKE
Elton Qyno për dosjes së bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

Lubonja: Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha

Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

'Rama u tha 'po'/ Çollaku zbulon detaje: Ja çfarë i kërkoi Suel Çela në 2021 Taulant Ballës





