Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin...
POLITIKE

Koka: Përgjimet e SKY ECC tregojnë lidhjet e bandave me pushtetin, SPAK nuk po shkon deri në fund

P
Piranjat12 November 2026, 19:00 · 5 min lexim
Koka: Përgjimet e SKY ECC tregojnë lidhjet e bandave me pushtetin,

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila MECCon në SYRI TV, ka komentuar hetimet për lidhjet mes krimit të organizuar dhe pushtetit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si SPAK po trajton dosjet që lidhen me përgjimet e publikuara nga gazetari Basir Çollaku.

Koka u shpreh se përgjimet e SKY ECC dhe Encro, të cilave u është referuar Çollaku, tregojnë qartë mënyrën se si funksionojnë lidhjet mes grupeve kriminale dhe pushtetit, ndërsa hetimet, sipas tij, janë ende larg asaj që pritet nga Prokuroria e Posaçme.

Duke u ndalur te hetimi për deputeten e Elbasanit, Koka tha se procedimi nuk lidhet me përgjimet e publikuara nga Basir Çollaku, të cilat datojnë në vitin 2021. Sipas tij, në vitin 2025 nuk janë kryer përgjime të reja që të hedhin dritë mbi lidhjet e dyshuara mes krimit dhe politikës.

Ai sqaroi se procedimi ku është thirrur deputetja Mile ka nisur pas denoncimit të një qytetari të Elbasanit, të cilit i ishin premtuar ndihma ekonomike, por nuk i ishte dhënë përfitimi.

Koka ngriti dyshime se hetimet nuk po shkojnë në drejtimin e duhur dhe se, në vend që të zbardhin marrëdhëniet mes grupeve kriminale dhe pushtetit, po lënë jashtë vëmendjes elementët më të rëndësishëm të kësaj çështjeje.

‘Shiko çfarë ndodh me hetimin. Gazetari denoncon përgjimet që qartësisht tregojnë si funksionon një bandë kriminale e lidhur me pushtetin dhe është në gjykatë. Dhe kjo gjëja çfarë ka pasur për të marrë të pandehur, i ka marrë.

Dhe akoma më tej, situata në të cilën po zhvillohen zgjedhjet. Tani, për çfarë po hetohet deputetja e Elbasanit? Nuk po hetohet për shkak të përgjimeve që ka publikuar Basiri, që janë të 2021-shit. Që do të thotë në 2025-ën këta nuk kanë bërë asnjë lloj përgjimi.

Procedimi për rastin ku ishte e ftuar dhe e thirrur deputetja Mile, është për një denoncim që është bërë nga një qytetar i Elbasanit, të cilit i janë premtuar ndihma ekonomike dhe nuk i është dhënë ndihma ekonomike.

Dhe çfarë s'më thua që sigurisht ata mund të kenë bërë me njëri-tjetrin. Por që akoma, sërish do të them kjo, akoma je shumë larg asaj që ne presim nga SPAK-u. Që ose ne ta mbyllim gojën njëherë e përgjithmonë që ka apo s'ka lidhje ndërmjet bandave kriminale dhe pushtetit, ku përgjimet e SKY Encro që citoi Basiri na thonë krejt të kundërtën e asaj që themi ne më saktë, që këtu ka.

Ose atëherë ne do të ngremë dyshime që këtu jo vetëm që bandat bashkëpunojnë me pushtetin, po bandat bashkëpunojnë me pushtetin se jo vetëm që pushteti u heq policët nga qafa, po u heq edhe prokurorët bashkë me operacionalen nga qafa.

Kështu që dhe për ta lidhur me të vërtetën e madhe është që të gjitha këto çështje gjykohen gjithmonë në favor të këtyre bandave dhe të këtij pushteti nga gjyqtarë si Irena Gjoka.

Prandaj ishte Sali Berisha sot në atë gjyq. Sepse Sali Berisha e vuajti vetë nën lëkurë një gjyqtare kamikaze, të cilës i nxori konfliktin e interesit, i nxori faktin që ishte e larguar nga detyra, i nxori falsifikimet që kishte bërë, e të gjitha gjërat e tjera. Dhe për të cilat, si me thënë asaj, nuk i hyri kurrë një gjemb në këmbë.

Ka dënuar të gjithë liderët e opozitës dhe nuk ka një rekord të ketë dënuar një zyrtar të korruptuar, apo makar një të ketë gjykuar siç duhet një bandë kriminale.

Këta s'flasin, opozitat e tjera s'flasin, ata flasin vetëm që duhet të ikë ky lideri i partisë opozitare. Kanë një qasje më agresive kundër një kryetari të opozitës ose homologut teknikisht, sesa kundërshtari që është kryeministri i vendit.’, u shpreh gazetari Bledian Koka në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.