Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Bashkia e Tiranës në qendër të luftës Rama-Veliaj, Bushati: Duan të kontrollojnë paratë dhe tenderat

P
Piranjat 5 November 2026, 22:19 · 3 min lexim
Bashkia e Tiranës në qendër të luftës Rama-Veliaj,

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk lidhet thjesht me konfliktin personal apo politik mes tyre, por me kontrollin mbi burimet financiare të Bashkisë së Tiranës, kjo është teza që ngriti analisti. Sipas Bushatit, në këtë konflikt të dyja palët synojnë të kenë në duar fondet e Bashkisë, tenderat dhe potencialin financiar që ky institucion përfaqëson, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

Analisti solli në vëmendje edhe pretendimin se Rama u ka thënë deputetëve socialistë se Veliaj ka financuar persona për të protestuar kundër tij dhe se synon ta rrëzojë politikisht. Bushati vuri në dukje se kryeministri e ka marrë publikisht përsipër konfliktin, por sipas tij problemi nis kur institucionet shtetërore përdoren në funksion të kësaj përplasjeje. Një pjesë e debatit u përqendrua te transferimi i Veliajt në burgun e Fierit dhe pretendimet për presion ndaj tij përmes sistemit penitenciar. Bushati ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procedurave dhe mundësinë që të burgosurit të përdoren për shantazh politik.

Ai paralajmëroi se, nëse janë të vërteta pretendimet se Veliajt i është përcjellë mesazhi se mund t’i hapen çështje të tjera nëse nuk dorëzon kontrollin e Bashkisë, atëherë kjo do të ngrinte pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Nga ana tjetër, analisti Dritan Hila u shpreh skeptik për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës në lëvizjen e Veliajt nga një burg në tjetrin. Sipas tij, kryeministri ka mekanizma të tjerë institucionalë për t’i krijuar vështirësi politike dhe administrative kryebashkiakut, ndërsa ky i fundit po shpenzon energji në një betejë që, sipas Hilës, nuk i shërben.

Hila vuri gjithashtu në diskutim skenarin e dorëheqjes së Veliajt dhe emërimit të një drejtuesi të ri të Bashkisë, duke përmendur emrin e Arbër Hajdarit. Bushati, megjithatë, u rikthye te ajo që e konsideron thelbin e konfliktit: interesin për të pasur nën kontroll financat dhe strukturat e Bashkisë së Tiranës. Ai përmendi shpenzimet për lobim, tenderat dhe fondet që mund të përdoren për interesa politike.

Në përfundim, analisti e përshkroi përplasjen si një betejë ku asnjëra palë nuk del e pastër, duke argumentuar se në sfond qëndron kontrolli mbi paratë publike.

“Kjo është një luftë ku të dyja palët janë të pandershme. Të dyja duan fondet e Bashkisë. […] Kjo në fund është punë parash, kush do të vjedhë buxhetin e shtetit”, deklaroi Bushati.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.