Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s...
AKTUALITET

Bënë “namin” duke vjedhur vegla pune, arrestohen tre shqiptarë në Mal të Zi. Materialet do i transportonin drejt Shqipërisë 

P
Piranjat17 November 2026, 19:29 · 2 min lexim
Bënë “namin” duke vjedhur vegla pune, arrestohen tre

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia malazeze, nën dyshimin se kanë vjedhur një sasi të madhe veglash pune, pajisjesh dhe sendesh të tjera në qytetin e Zhabljakut, të cilat dyshohet se synonin t’i shisnin në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, e cila njoftoi se dy banorë të Zhabljakut kanë denoncuar të hënën vjedhjen e sendeve të ndryshme.

Sipas njoftimit, njërit prej tyre i ishin vjedhur rrobat, ndërsa tjetrit një sasi e konsiderueshme veglash dhe pajisjesh për punime ndërtimi, mes tyre dy sharra elektrike, një gjenerator, një makinë saldimi, disa vegla të tjera pune, dy telefona celularë, një xhaketë dhe dy ora dore.

Policia bëri të ditur se në Zhabljak u arrestuan dy shtetas shqiptarë, V.N., 47 vjeç, dhe S.B., 54 vjeç. Ndërkohë, shtetasi i tretë, P.A., 38 vjeç, u lokalizua dhe u arrestua në pikën kufitare Sukobin-Muriqan, teksa po tentonte të largohej nga Mali i Zi.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga 38-vjeçari, policia gjeti sende që dyshohet se ishin pjesë e mallrave të raportuara të vjedhura. Ato u sekuestruan si prova materiale.

Sipas autoriteteve malazeze, gjatë marrjes në pyetje, P.A. ka deklaruar se e kishte kryer vjedhjen në bashkëpunim me V.N. dhe S.B., me të cilët kishte punuar më parë. Qëllimi, sipas tij, ishte shitja e sendeve të vjedhura në Shqipëri.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se për rastin është njoftuar prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore të Pljevljës, i cili ka urdhëruar që tre të arrestuarit të dërgohen përpara autoriteteve kompetente, së bashku me kallëzimin penal. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.