Nga protesta në studio, përlotet Robert Aliaj: Kemi gatuar një mizerabël, hapni rrugë për të rinjtë
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, artisti Robert Aliaj, i ardhur drejtpërdrejt nga sheshi i protestës, është përlotur teksa tha se tha se ndihej

Artisti Robert Aliaj, i ardhur drejtpërdrejt nga sheshi i protestës, është përlotur teksa tha se tha se ndihej shumë i ngarkuar emocionalisht për të folur për zhvillimet aty. Aliaj theksoi se brezi i tij mban përgjegjësi për gjendjen që po trashëgojnë të rinjtë ndërsa u shpreh se Shqipëria po lë pas një realitet ku të rinjve po u mohohet edhe e tashmja jo vetëm e ardhmja.
“Jam i ngarkuar emocionalisht, prandaj dua të flas më shumë emocionalisht sesa racionalisht. Ne kemi gatuar një mizerabël që do ta trashëgojë ky brez dhe edhe unë ndiej përgjegjësi për këtë, sepse nuk e kam përmbushur atë premtim që i kam dhënë vajzës sime në një moment. Të jesh njeri publik është përgjegjësi e madhe, por edhe ky është një zhgënjim i madh. E shoh protestën emocionalisht. Ne po lëmë një vend ku fëmijët tanë nuk e duan këtë vend.
Duhet të jemi të ndershëm për këtë gjë dhe ta pranojmë. Jemi mësuar t’i bëjmë lajka sistemit. Ajo që mua më ka zhgënjyer është si ka mundësi që ne nuk kemi arritur, si brez, të distancohemi nga vetja jonë. Nuk shohim veten në pasqyrë dhe as nuk i pranojmë gabimet tona. Këtij brezi po i refuzohet e tashmja, jo më e ardhmja. Ata po bëjnë maksimumin e tyre, por ne nuk po i vlerësojmë, nuk po i ndihmojmë dhe po i shtypim. Shtypja vjen nga ana e qeverisë dhe bëhet në mënyrë të dhunshme”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha thirrje opozitarëve: Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë. E keqja më e madhe e këtij kombi ka emrin Edi Rama

Berisha: Garantoj se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen studentëve e qytetarëve me vlerë 3 herë më të lartë...

Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekretet diktatoriale të padrinos...

Zgjidhet kreu i ri i degës së PD në Korçë

‘Topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve antiqeveritarë’, Bloomberg: Presion mbi qeverinë e Edi Ramës

Policia hyn në Parkun Rinia dhe u kërkon protestuesve të largohen, Guri dhe Goxhaj kërkojnë shpjegime

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Forcat e policisë dhe autobotët e ujit drejt Ministrisë së Brendshme, shpërndajnë protestuesit

Radio Francë: Një këngë franceze është bërë himn i protestave rinore shqiptare kundër Edi Ramës





