Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
POLITIKE

Berisha thirrje opozitarëve: Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë. E keqja më e madhe e këtij kombi ka emrin Edi Rama

Kryetari i PD-së Sali Berisha përsëriti apelin për tu bashkuar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës “Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi...

P
Piranjat 7 November 2026, 20:47 · 3 min lexim
Berisha thirrje opozitarëve: Të bashkohemi pavarësisht nga

Kryetari i PD-së Sali Berisha përsëriti apelin për tu bashkuar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës

“Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin” tha Berisha në një konferencë për median mbrëmjen e sotme nga selia e PD-së.

Bashkimi tha Berisha do të sillte ndarjen nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri kujdestare që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do.

Pjese nga deklarata e Berishes

Të dashur qytetarë dhe qytetare, do ta mbyll këtë fjalë timen me ftesën për të gjithë ju, të bashkohemi të mbështesim studentët.

Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin.

Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama.

Ju garantoj se Partia Demokratike është e vendosur t'i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë plotësisht të gjithë ata të cilët janë në këtë linjë.

Janë të pranishëm. Ftoj, ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë.

Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizje të madhe të paparë që po zhvillohet në Shqipëri.

Për t'u ndarë nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri që përgatit teknike apo kujdestare si të doni ta quajmë, që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.