Berisha: Droga është fuqia e të keqes, ajo ka rritur çmimet dhe ka shkatërruar prodhimin në vend
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, duke deklaruar se droga dhe krimi janë shndërruar në fuqinë kryesore të së keqes në vend. Gjatë Foltores së PD-së në Berat, Berisha tha se ndikimi i narkoeurove ka sjellë zhvlerësimin e euros, rritjen e çmimeve […]

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, duke deklaruar se droga dhe krimi janë shndërruar në fuqinë kryesore të së keqes në vend.
Gjatë Foltores së PD-së në Berat, Berisha tha se ndikimi i narkoeurove ka sjellë zhvlerësimin e euros, rritjen e çmimeve dhe goditjen e prodhimit vendas. Ai theksoi se gjatë viteve të fundit eksportet shqiptare kanë rënë me 28 për qind, prodhimi industrial me 15.3 për qind, ndërsa ai bujqësor ka pësuar një rënie edhe më të madhe.
Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për situatën demografike, duke deklaruar se lindshmëria në Shqipëri është kthyer në nivelet e 100 viteve më parë dhe se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë larguar nga vendi.
Sipas tij, Shqipëria është kthyer ndër vendet më të shtrenjta në rajon, me çmime të produkteve ushqimore dhe bazë që arrijnë në 110 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha gjatë Foltores së Partisë Demokratike në Berat
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët e Beratit në këtë sallë, në qytet, në qark dhe kudo që jeni sonte.
Shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme për qytetarët, banorët e këtij qyteti, të këtij qarku, trashëgiminë e tyre të jashtëzakonshme në shekuj, në mijëravjeçarë, trashëgimi që bën krenar çdo shqiptar, por trashëgimi që bën krenar çdo njeri të civilizuar në të katër anët e globit.
Të dashur drejtues të degëve të PD të qarkut, të dashur deputetë, zoti kryetar i partisë, drejtues të PD, vij sot tek ju në këtë bashkëbisedim në një situatë e cila pa diskutim është kritike, por në një situatë e cila është shpresëplotë, e cila është shpresëdhënëse.
Sot Shqipëria ka në pushtet si asnjë vend tjetër në Evropë dhe më të paktit në botë, një narkodiktaturë autoritare.
Për ne që kemi njohur diktaturën komuniste, ajo është diktaturë që nuk toleronte asnjë formë pluralizmi, ndaj dhe quhet totalitare.
Por kjo e sotmja është autoritare, ku afërsisht njëlloj si në të parën, diktatori ka të gjitha pushtetet në një dorë.
Enver Hoxha kishte në duart e tij satrin e ideologjisë terroriste marksiste leniniste, Edi Rama ka sot satrin e drogës dhe krimit, të cilat janë një fuqi e të keqes.
E një të keqe, që në disa aspekte, kombi kurrë nuk e ka njohur.
Gjashtë ditë më parë bisedoja me një profesor të shquar, një nga studiuesit më të shquar në politikën evropiane, dhe i paraqita gjendjen në vend.
E informova se si pasojë e narkoshtetit të këtij regjimi, për shkak të zhvlerësimit të euros më të madh në botë, eksportet kanë pësuar rënien më dramatike, 28 përqind në 3-4 vite.
Prodhimi industrial ka pësuar rënie 15.3 përqind.
Prodhimi bujqësor edhe më shumë.
Por ai shtangu kur i thashë se sot lindshmëria si komb në Shqipëri është e njëjtë me atë që ishte 100 vite më parë.
E mbylli bisedën me mua duke më thënë, zoti Berisha, ky është një rrezik ekzistence.
Dhe në fakt nuk kemi qenë në memorien e historisë së shumë shekujve në një rrezik të tillë ekzistence siç jemi sot.
Statistikat tregojnë, disa thonë 47, të tjera thonë 54 përqind e shqiptarëve nuk janë më në Shqipëri.
Pra, u ndala vetëm në njërin nga aspektet, ndoshta edhe më tragjikun, më kërcënuesin për ekzistencën tonë, që është aspekti demografik, të këtij regjimi.
Pa ndaluar pastaj se ku u rrokullisëm ne nga një ngjitje dhe largim nga varfëria, u kthyem përsëri më të varfrit e rajonit dhe të Evropës.
Droga është fuqi e të keqes miqtë e mi sepse zhvlerësimin me 35 përqind të euros nga vagonat dhe kontejnerë e narkoeurove që futen në Shqipëri, zhvlerësojnë të gjitha remitencat që familjarët dërgojnë në Shqipëri.
Kanë zhvlerësuar kursimet në euro me 250 miliardë lekë.
Jo vetëm kaq. Ju duhet ta dini se Banka e Shqipërisë nga 250 milionë euro që blinte katër vite më parë, tani blen mbi 1 miliardë dhe hedh në treg me thasë kartëmonedhën.
Po, ajo rrit çmimet, rrit inflacionin.
Dhe këtu qëndron arsyeja pse çmimet në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi janë 60, 70 përqind të çmimeve mesatare të BE për ushqimet dhe gjërat bazë.
Po në Shqipëri sa janë? 110 përqind.
Lexo edhe
POLITIKEBerisha: Droga është fuqia e të keqes, ajo ka rritur çmimet dhe ka shkatërruar prodhimin në vend

Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi
Mjekësia e ortakërive/ Monopol në vend të fondeve, Spahiu konfirmon publikisht privatizimin e tenderave të shëndetësisë

Ndreca: Rama nuk mund t’i kërkojë llogari partisë për emërimet që vendos vetë

Pandeli Majko: Videot nuk janë me se*s, por me lidhje me krimin





