Ndreca: Rama nuk mund t’i kërkojë llogari partisë për emërimet që vendos vetë

Partisë Socialiste përgjegjësi për drejtuesit e institucioneve dhe ministrat, kur emërimet bëhen pa u diskutuar dhe miratuar në forumet e partisë.
Sipas Ndrecës, është kontradiktore që Rama t’u kërkojë llogari anëtarëve të Kryesisë dhe Asamblesë së PS-së për punën e institucioneve, ndërkohë që ata nuk janë përfshirë në vendimmarrjen për përzgjedhjen e drejtuesve të tyre.
“Institucionet nuk po avokojnë dhe e bukura është se Rama u turret socialistëve pastaj, duke u thënë ‘më lini vetëm’, sipas raportimeve mediatike. Ndërkohë, kur u pyet PS-ja dhe kur i mori përgjegjësitë PS-ja për drejtorët që emërohen, ministrat që emërohen?
Ku u votua në Asamblenë e PS-së apo Kryesinë e PS-së kabineti qeveritar? Ku u diskutua? Që të kesh gjithë të drejtën t’u kërkosh edhe llogari anëtarëve të Kryesisë apo Asamblesë së PS-së, por kur ti i zgjedh të gjithë vetë dhe i kërkon llogari partisë…”, u shpreh Ndreca.
Ai gjithaashtu ka kritikuar mënyrën se si funksionojnë institucionet shtetërore dhe raportet e tyre me strukturat e Partisë Socialiste, duke deklaruar se mes tyre ka një shkëputje që po krijon pakënaqësi te qytetarët dhe vetë socialistët.
“Vetë socialistët janë ata hallexhinjtë që kanë kërkesa vetë nga institucionet e PS-së, por ka një shkëputje mes strukturës së PS-së dhe institucioneve shtetërore që nuk kanë ndjeshmëri politike. Dua të them se përgjegjësia që buron nga vota i nxit njerëzit për të garantuar zbatimin e detyrave që ka secili institucion dhe kjo ndjeshmëri mungon, jo tërësisht, por ka shkëputje dhe kjo krijon pakënaqësi. Kush është ura lidhëse mes shtetit dhe qytetarit? Institucioni. Kur shkëputen, qytetarët e shohin shtetin si armik”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Pandeli Majko: Videot nuk janë me se*s, por me lidhje me krimin

Lubonja: Gjysma e shqiptarëve janë larguar nga vendi, Rama na shet gënjeshtra

Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkatëse

28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

“Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe gjobat, për presion elektoral...





