“S’e di a më do apo jo!”/ Spiropali ndez luftën kundër Ramës: Të hapet gara në PS pas 17 vitesh. S’kemi kryetar të përjetshëm!

Elisa Spiropali ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar hapjen e garës për kreun e Partisë Socialiste pas 17 vitesh drejtim të tij. Në deklaratën e saj, Spiropali u shpreh se nuk e di nëse Rama e do apo jo, por theksoi se ka mbështetjen e socialistëve për shkak të betejave politike që ka zhvilluar ndër vite.
Ajo deklaroi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetes dhe se mbetet një e majtë dhe progresiste e bindur. Sipas Spiropalit, në PS nuk duhet të ketë kryetarë të përjetshëm dhe gara duhet të jetë e hapur edhe për figura të tjera të partisë.
“Nuk e di a më do apo s’më do Edi Rama! Di vullnetin tim. Di që më duan socialistët, se kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Kam bërë beteja shumë të vështira, jo vetëm në Kuvend përballë opozitës. Jam e majtë, progresiste e bindur. Nëse duan të bëjmë një garë popullariteti, të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Nuk kemi kryetar të përjetshëm. Kemi statutin, por nuk është as Bibël dhe as Kuran.
Nuk heq dorë nga mandati. Kam punuar jo vetëm për veten, por që të marrin vota edhe të tjerë. Kam qenë drejtuese politike në Tiranë, në Kukës, në Shkodër. S’e kam problem ta përfundoj karrierën time politike. I detyrohem forcës sime politike, e dua atë forcë. S’kanë lidhje me ato vendimmarrje! Sfida është kjo: të hapet gara në PS. Jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë mund të garojnë në PS. Pse, kush është i pazëvendësueshëm?”, tha ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
“Gjendja do shkojë edhe më keq”! Spiropali me paralajmërim të fortë: Një njeri vendos për gjithçka. Deputetët e PS nuk përballen dot me p...

Përjashtimi nga PS/ Spiropali tregon nëse ka komunikuar me kolegët: I lehtësoj nga përgjegjësitë! Vetëm të vdekurit dhe të marrët s’ndrys...

Berisha: McGonigal përfaqëson korrupsionin transnacional. Nuk është më pak McGonigal as Mogherini dhe të tjerë

“Ata që duhet të ikin, rrinë”/ Spiropali pas përjashtimit nga PS: E marr si dekoratë!

Blushi prezanton 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2027: 167 milionë euro për bujqësinë, rritje pagash për zjarrfikësit dh...

Kallëzimi për Irena Gjokën, Malltezi: Të gjithë institucionet e shtetit u vendosen për të mbrojtur një delinkuente

Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin





