Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit Shkatërrohet rrjeti i drogës pranë shkollave në Shkodër, 13 persona në pranga! Sekuestrohen 1.6 kg Cannabis... Blushi prezanton 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2027: 167 milionë euro për bujqësinë, rri... “Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, Merz paralajmëron Evropën: Po përshkallëzon tensionet edhe brenda kufi... Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqipt... BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg
AKTUALITET

Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit

Prej më shumë se një dekade, banorët e fshatit Zboq, në bashkinë Maliq, përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

P
Piranjat25 November 2026, 11:05 · 2 min lexim
Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa

Prej më shumë se një dekade, banorët e fshatit Zboq, në bashkinë Maliq, përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Pa një sistem të rregullt furnizimi, 17 familjet e këtij fshati detyrohen ta sigurojnë vetë ujin, duke e mbushur në burime të ndryshme dhe duke e transportuar deri në banesat e tyre.

Banorët shprehen se rrjeti i ujësjellësit është në administrimin e tyre, por nuk kanë më mundësi financiare dhe teknike për ta mirëmbajtur.

Për këtë arsye, ata kërkojnë që infrastruktura të kalojë në administrimin e ujësjellësit, në mënyrë që të garantohet furnizimi i rregullt me ujë.

Një nga pikat ku banorët furnizohen është burimi pranë teqesë së fshatit. Megjithatë, prurjet e pakta nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e të gjitha familjeve.

Kjo i detyron ata të kërkojnë ujë edhe në vende të tjera dhe ta grumbullojnë në kova e enë në oborret e banesave. Situata bëhet edhe më e vështirë gjatë dimrit, pasi me uljen e temperaturave uji ngrin.

Përveç mungesës së ujit, banorët ngrenë shqetësimin edhe për gjendjen e rrugëve të brendshme të fshatit. Sipas tyre, disa segmente kanë mbetur pa asfalt, ndërsa një lagje e tërë nuk është përfshirë në projektin e shtrimit.

Ata pretendojnë se punimet kanë mbetur të papërfunduara gjatë kohës kur ndodheshin jashtë vendit dhe, pas kthimit, i kanë gjetur rrugët në gjendjen e mëparshme.

Banorët thonë se u janë drejtuar disa herë institucioneve përgjegjëse dhe kanë zhvilluar edhe protesta, por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.

Për 17 familjet e Zboqit, furnizimi me ujë të pijshëm dhe përfundimi i infrastrukturës rrugore vijojnë të jenë dy kërkesa të pazgjidhura, për të cilat kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.