Përjashtimi nga PS/ Spiropali tregon nëse ka komunikuar me kolegët: I lehtësoj nga përgjegjësitë! Vetëm të vdekurit dhe të marrët s’ndryshojnë mendje…

Deputetja Elisa Spiropali ka treguar nëse ka komunikuar me kolegët e saj socialistë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së. Ajo tha se ka pasur komunikime me të gjithë, duke theksuar se nuk e konsideron çështjen personale, edhe pse e cilësoi vendimmarrjen për përjashtimin e saj si një akt arbitrar dhe të dhunshëm.
Spiropali u ndal edhe te raportimet për një kallëzim nga Drejtoria e Tatimeve, duke i mohuar ato dhe duke kërkuar që të mos përhapen informacione të pavërteta. Sipas saj, administrata duhet të reformohet dhe pushteti i saj nuk duhet të përdoret për qëllime politike.
“Kam komunikime me të gjithë kolegët. Nuk është personale. Edhe Taulantin e kam shok. Njerëzit që detyrohen të mbajnë ato qëndrime… Mua më vjen keq, sepse është forca ime politike, ndaj i lehtësoj ata nga përgjegjësia për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
Është akt i dhunshëm, arbitrar, që nuk reflekton legjitimitet. Forca nuk buron nga arbitrariteti, por nga e drejta. Kur forca nuk buron nga e drejta, lumi del nga shtrati në rrugë. Administrata duhet të reformohet e tëra, sepse nuk ka lidhje me atë qasje të një vendi që synon BE-në. Nuk ka kallëzim të Drejtorisë së Tatimeve. Mos përhapni tymnaja. Jam e hapur.
Këto në partinë tonë u bënë publike, se dihet se kush i bën. Nuk duhet të përdoret pushteti i administratës, drejtësia është pushtet më vete. Vetëm të vdekurit dhe të marrë nuk ndryshojnë mendje kur rrethanat kushtëzohen.”, tha ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: McGonigal përfaqëson korrupsionin transnacional. Nuk është më pak McGonigal as Mogherini dhe të tjerë

“Ata që duhet të ikin, rrinë”/ Spiropali pas përjashtimit nga PS: E marr si dekoratë!

Blushi prezanton 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2027: 167 milionë euro për bujqësinë, rritje pagash për zjarrfikësit dh...

Kallëzimi për Irena Gjokën, Malltezi: Të gjithë institucionet e shtetit u vendosen për të mbrojtur një delinkuente

Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS





