“Ata që duhet të ikin, rrinë”/ Spiropali pas përjashtimit nga PS: E marr si dekoratë!
Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga Partia Socialiste me urdhër të Edi Ramës, ka dalë sot në një dalje

Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga Partia Socialiste me urdhër të Edi Ramës, ka dalë sot në një dalje për mediat.
Ajo tha që në nisje të deklaratës së saj se e ka marrë si dekoratë faktin se në këto 35 vite është gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026-ën, për shkak të qëndrimeve të saj.
“Unë jam e para grua në 35 vite që përjashtohem nga PS dhe po e marr si dekoratë këtë. Unë isha dhe kryetarja më e re e zgjedhur nga Kuvendi dhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie, mendoj se nuk duhet të habitemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur këtu, kur ata që duhet të ikin, rrinë,. Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate të zhvillimit të saj.
Unë kam mbajtur këtë qëndrim për udhëkryqin ku ndodhet Shqipëria, që të ngrihemi nga ky sistem aktual, për t’ju përgjigjur të rinjve dhe dëshirës për më shumë demokraci brenda partive, në Kuvend, institucione, për mënyrën sesi vepron pushteti dhe vendimmarrje.
Sistemi elektoral ka prodhuar një moçal politik, një stanjacion të qarkullimit të elitave, nuk pulson më nevoja për ndryshim”, tha Spiropali.
Lexo edhe
POLITIKE
Blushi prezanton 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2027: 167 milionë euro për bujqësinë, rritje pagash për zjarrfikësit dh...

Kallëzimi për Irena Gjokën, Malltezi: Të gjithë institucionet e shtetit u vendosen për të mbrojtur një delinkuente

Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Nazarko: Opozita të bashkohet për zgjedhjet vendore në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë

"Na shpërqendronte"/ Blendi Klosi habit me arsyetimin e tij për përjashtimin e Spiropalit

Nga “Mjaft” në majat e PS-së, Artan Hoxha: Spiropalin e bëri Rama, jo gara





